🌦️
Tiranë 17°C · Rrebesh i lehtë 16 Nëntor 2026
S&P 500 7,562 ▼0.4%
DOW 52,348 ▲0.1%
NASDAQ 25,136 ▼0.91%
NAFTA 88.87 ▲0.35%
ARI 3,864 ▼0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
₿ CRYPTO
BTC $64,573 ▲ +0.14% ETH $1,807 ▲ +0.72% XRP $0.9535 ▼ -0.13% SOL $70.7600 ▲ +0.34%
S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.87 ▲0.35 % ARI 3,864 ▼0.58 % S&P 500 7,562 ▼0.4 % DOW 52,348 ▲0.1 % NASDAQ 25,136 ▼0.91 % NAFTA 88.87 ▲0.35 % ARI 3,864 ▼0.58 %
EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734 EUR/USD 1.1030 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9254 EUR/ALL 90.7316 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6153 EUR/TRY 55.5638 EUR/JPY 176.23 EUR/CAD 1.5734
16 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kërkon parashkrimin e dënimit me 2 vite burg, sot mbahet seanca në GJKKO!

Në Gjykatën e Posaçme zhvillohet sot seanca e radhës për kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, i cili kërkon që dënimi i dhënë në vitin 2021 për fshehje pasurie të konsiderohet i parashkruar.

Gjykata e Posaçme (GJKKO) njoftoi se zhvillonte sot, në orën 08:30, seancën e radhës për kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për parashkrimin e dënimit me dy vite burgim për fshehje pasurie.

Seanca e mëparshme, e cila ishte parashikuar të zhvillohej më herët, u shty pasi prokurorja e Posaçme e SPAK, Enkelejda Millonai, kërkoi kohë për t’u njohur me materialet e referuara në proces.

Llalla kërkon që vendimi i formës së prerë i vitit 2021, përmes të cilit u dënua me dy vite burg, të konsiderohet i parashkruar. Argumenti i tij lidhet me faktin se kanë kaluar afro pesë vite nga dhënia e vendimit, pa e vuajtur dënimin.

Ish-kreu i Prokurorisë së Përgjithshme nuk ishte i pranishëm në seancën e kaluar dhe u përfaqësua nga avokati i tij.

Ndërkohë, Adriatik Llalla vijon të jetë në kërkim nga autoritetet shqiptare. Gjatë hetimeve ndaj tij, ai u largua drejt Italisë, ku u arrestua dhe më pas u la nën masa mbikëqyrjeje, pa iu dorëzuar autoriteteve shqiptare.

Procesi penal ndaj ish-kryeprokurorit vijoi në Shqipëri, ndërsa tashmë pritet që GJKKO të shqyrtojë kërkesën e tij për parashkrimin e dënimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.