☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,373 ▼1.6%
DOW 45,200 ▼1.65%
NASDAQ 20,964 ▼2.07%
NAFTA 99.25 ▲5.05%
ARI 4,550 ▲3.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,004 ▼ -3.55% ETH $1,995 ▼ -2.3% XRP $1.3290 ▼ -1.2% SOL $82.7300 ▼ -3.42%
S&P 500 6,373 ▼1.6 % DOW 45,200 ▼1.65 % NASDAQ 20,964 ▼2.07 % NAFTA 99.25 ▲5.05 % ARI 4,550 ▲3.19 % S&P 500 6,373 ▼1.6 % DOW 45,200 ▼1.65 % NASDAQ 20,964 ▼2.07 % NAFTA 99.25 ▲5.05 % ARI 4,550 ▲3.19 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kronika

Ish ministri Damian Gjiknuri merret në pyetje nga SPAK-u

Ish ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, deputeti socialist Damian Gjiknuri, u pyet sot për mbi 6 orë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Zoti Gjiknuri nuk saktësoi çështjen për të cilën dha shpjegime para SPAK-ut, ndërsa e cilësoi si “normale, që të pyetej mbi çështje, që ai ka dijeni për shkak të detyrës shtetërore”, duke shtuar se “detajet janë pjesë e sekretit hetimor”. Sipas mediave vendase, besohet se zoti Gjiknuri është pyetur për aferën e inceneratorëve, si ministër i Energjitikës dhe Industrisë në vitet 2013-2017, më pas ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Ai është ndër emrat më të lakuar për çështjen e inceneratorëve nga opozita, e cila drejtoi një komision hetimor parlamentar për këto afera të dyshuara korruptive. Ndërsa gjatë hetimeve të SPAK-ut, emri i zotit Gjiknuri u shfaq në dosjen ndaj ish zëvendës-kryeministrit Arben Ahmetaj, ku rezultonte, se në të paktën dy raste, sipërmarrësit që fituan kontratat e inceneratorëve paguan për qëndrimin e tij në hotele jashtë Shqipërisë. Por ish ministri Gjiknuri ka deklaruar se ato vizita pune u mbuluan me shpenzimet e institucionit, duke hedhur poshtë njoftimet për financime të tjera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.