☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,652 ▼0.25%
DOW 50,906 ▼0.86%
NASDAQ 26,861 ▲0.24%
NAFTA 92.40 ▲2.19%
ARI 4,181 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $83,666 ▼ -0.1% ETH $2,687 ▼ -0.17% XRP $1.4824 ▼ -1.81% SOL $117.4900 ▼ -1.54%
S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 92.40 ▲2.19 % ARI 4,181 ▼0.13 % S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 92.40 ▲2.19 % ARI 4,181 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Kosova

Ish-polici Festim Ramadani dënohet me 16 vjet burgim për vrasjen në Bibaj të Ferizajt

Aktgjykimi u shpall nga Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Ferizaj; dënimi ekzekutohet pas plotfuqishmërisë, ndërsa palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Ferizaj e ka shpallur fajtor ish-policin Festim Ramadani për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe e ka dënuar me 16 vjet burgim, siç raporton Klan Kosova.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Ilir Bytyqi, vendosi që në dënim të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga 16 gushti 2024. Dënimi do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Sipas akuzës së Prokurorisë, ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e oborrit të restorantit “F. Palace”, në fshatin Bibaj të Komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore. Ramadani akuzohej se me dashje dhe paramendim, për motive të pretenduara familjare, kishte shtënë me breshëri plumbash në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar atë nga jeta në vendin e ngjarjes. Sipas akuzës, ngjarja kishte ndodhur në prani të dhjetëra personave, përfshirë edhe të mitur, ndërsa ishte përdorur një armë zyrtare automatike e policisë.

Gjykata ka vendosur gjithashtu që Festim Ramadanit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, por jo më gjatë se kohëzgjatja e dënimit të shqiptuar. Të dëmtuarit, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, janë udhëzuar në kontest civil. Kundër këtij aktgjykimi palët kanë të drejtë ankese brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.