☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,726 ▼1.02%
DOW 51,504 ▼0.32%
NASDAQ 26,787 ▼1.53%
NAFTA 95.44 ▲1.38%
ARI 4,101 ▼1.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,926 ▼ -1.88% ETH $2,444 ▼ -2.94% XRP $1.3372 ▼ -2.62% SOL $104.9200 ▼ -2.65%
S&P 500 7,726 ▼1.02 % DOW 51,504 ▼0.32 % NASDAQ 26,787 ▼1.53 % NAFTA 95.44 ▲1.38 % ARI 4,101 ▼1.83 % S&P 500 7,726 ▼1.02 % DOW 51,504 ▼0.32 % NASDAQ 26,787 ▼1.53 % NAFTA 95.44 ▲1.38 % ARI 4,101 ▼1.83 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

“Ishte garë e fortë”, Balla ironizon Berishën për rizgjedhjen në krye të PD-së

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ndërsa replikoi me kryedemokratin Sali Berisha lidhur me investimet e huaja në Shqipëri, e ironizoi këtë të fundit për rizgjedhjen në krye të PD-së.

Sipas Ballës, Berisha fitoi një garë të fortë në PD, edhe pse në zgjedhjet për kreun e partisë në garë ishte vetëm ai.

“Urime edhe njëherë për fitoren në krye të PD-së, pasi ishte një garë e fortë. Urime edhe njëherë”, tha Balla.

Sa i përket investimeve të huaja në Shqipëri, Balla tha se ato janë trefishuar gjatë qeverisjes së PS-së krahasuar me vitin e fundit kur në pushtet ishin demokratët.

“Për publikun vlen që gënjeshtrës t’i përgjigjesh me shifra dhe fakte. Në parantezë, nuk mund të mos vlerësoj qëndrimin pro investimit. Një investim historik, më i madhi në historinë e Shqipërisë. U tha këtu që investimet e huaja kanë rënë. Investimet e huaja direkte në vitin 2012, që mbahet si viti më i mirë dhe i fundit i juaji, zoti Sali, ishin 666 milionë euro. Në vitin 2025, shifra e investimeve të huaja direkte shkon në 1.64 miliardë euro. Me matematikën e Lulit, 666 mund të jetë më e madhe se 1.64 miliardë, por investimet e huaja në Shqipëri janë rritur 2.5 herë nga koha kur qeverisnit ju, zotëri. Urime edhe njëherë për fitoren në krye të PD-së, pasi ishte një garë e fortë. Urime edhe njëherë. Sa i përket GDP-së, në vitin 2021 ishte 9.5 miliardë euro, ndërkohë që në vitin 2025 kemi kaluar 27 miliardë euro, pra e kemi trefishuar ekonominë në një kohë kaq të shkurtër, si asnjë vend tjetër i rajonit”, theksoi Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.