☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,696 ▼0.64%
DOW 53,336 ▼0.23%
NASDAQ 26,301 ▼1.29%
NAFTA 84.09 ▲0.42%
ARI 4,415 ▼1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,669 ▲ +0.57% ETH $1,911 ▲ +0.14% XRP $1.0006 ▼ -0.03% SOL $76.9000 ▲ +1.32%
S&P 500 7,696 ▼0.64 % DOW 53,336 ▼0.23 % NASDAQ 26,301 ▼1.29 % NAFTA 84.09 ▲0.42 % ARI 4,415 ▼1.31 % S&P 500 7,696 ▼0.64 % DOW 53,336 ▼0.23 % NASDAQ 26,301 ▼1.29 % NAFTA 84.09 ▲0.42 % ARI 4,415 ▼1.31 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Kronika

“Ishte truproja jonë”- Zbardhen detaje nga vrasja e turistit në Ksamil, dëshmia e çiftit turk që fshehu në bagazh Sokr

Detaje të reja zbardhen në lidhje me krimin e ndodhur sot në Ksamil, ku mbeti i vrarë një turist portugez.

Në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje edhe dy shtetasit turq, një vajzë dhe një djalë, të cilët u kapën së bashku me 29-vjeçarin Sokrat Vata, teksa dyshohet se po tentonin ta largonin nga vendi i ngjarjes.

Në prani të përkthyesve, ata kanë dhënë versionin e tyre për marrëdhënien me Vatën dhe momentet pas konfliktit.

Sipas dëshmive të tyre, dy shtetasit turq ishin klientë të rregullt të lokalit “Principotes” dhe kishin krijuar një marrëdhënie shoqërore me Vatën.

Ata kanë deklaruar se e paguanin 29-vjeçarin për shërbime sigurie, si bodigard dhe shoqërues personal, raporton TCH.

Përpara hetuesve, ata kanë mohuar çdo përfshirje në ngjarjen kriminale, duke pretenduar se e morën Vatën në automjet vetëm për shkak të marrëdhënies shoqërore që kishin me të.

“Ishim miq dhe e shoqëruam për shkak të miqësisë”, mësohet të kenë deklaruar ata.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.