ISIS ekzekuton pengun britanik Henning
Grupi terrorist ISIS e ka postuar një video të re në të cilën ka treguar ekzekutimin e pengut britanik, Alan Henning.
Videoja është publikuar të premten në mbrëmje, dhe në fund të saj kërcënohet një peng tjetër, por ky amerikan.
Stili i ekzekutimit është i njëjtë me atë të tre pengjeve të para, me therje në fyt.

Henning ishte punëtor humanitar.
Bashkëshortja e tij Barbara ditë më parë i ishte lutur ISIS që të lironte burrin e saj, pasi ai ishte i pafajshëm.
Para Henning-ut, me heqje koku u ekzekutuan gazetarët amerikanë James Foley dhe Steven Sotloff dhe britaniku David Haines.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.