☁️
Tiranë 15°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.47 ▲0.21%
ARI 4,851 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,127 ▼ -0.26% ETH $2,325 ▼ -1.63% XRP $1.3581 ▼ -0.43% SOL $83.4400 ▼ -2.6%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.47 ▲0.21 % ARI 4,851 ▲0.02 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.47 ▲0.21 % ARI 4,851 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Bota

ISIS-i do të lirojë 29 sirianë të krishterë

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut bëri të ditur se kalifati islamik i ISIS-it do të lirojë 29 pengjet sirianë të krishterë, të rrëmbyer nga xhihadistët një javë më parë. Por, në grupin e pengjeve janë rreth 200 persona dhe fati më i madh i shumicës së tyre mbetet ende në dorë të xhihadit.

isisNumri i pengjeve është rritur në mënyrë të vazhdueshme, por ajo që e shqetëson Observatorin Sirian për të Drejtat e Njeriut është se në mesin e personave janë gra, fëmijë dhe të moshuar. Por, në të njëjtën kohë është rritur edhe numri i të ekzekutuarve nga grupi terrorist. Që nga shpallja e “kalifatit” qershorin e kaluar, xhihadistët në emër të ideologjisë së tyre kanë vrarë 1970 njerëz.

Ndaj, për t’ju larguar rrethit vicioz të ISIS-it, një milion njerëz po largohen nga  Mosuli në tentativë për t’i shpëtuar sulmeve, rrëmbimeve dhe vdekjeve. Ky eksod masiv i popullsisë së Irakut vjen në një moment delikat për çështjen e emigracionit nga Lindja e Mesme, pasi vendet e tjera të botës nuk ndihen të përgatitur për të përballuar fluksin e njerëzve në rritje. Po gjithashtu i madh është edhe skepticizmi i këtyre banorëve në lidhje me aftësinë e ushtrisë së Irakut për të rimarrë qytetin.

Ende nuk dihet as strategjia e saktë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS-it. Fakti që Pentagoni tani po sinjalizon një ndryshim të plotë të planeve nga ajo që Obama i ka kërkuar Kongresit për trupa tokësore amerikane në Lindjen e Mesme, me shumë gjasë tregon skepticizëm rreth strategjisë së administratës.

Egërsia e konfliktit në Irak tani ka bërë që asnjë komunitet mos të ndihet i sigurt nën sundimin e një tjetri apo nën tutelën e terrorizmit, duke preferuar të marrë  riskun e largimit në përpjekje për të mbijetuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.