☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 13 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 95.33 ▼0.42%
ARI 5,101 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $72,322 ▲ +3.1% ETH $2,125 ▲ +3.03% XRP $1.4295 ▲ +3.24% SOL $89.7300 ▲ +3.53%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.33 ▼0.42 % ARI 5,101 ▼0.48 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.33 ▼0.42 % ARI 5,101 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Bota

ISIS trondis sërish botën, ekzekuton 8 shiitë. Kërcënon edhe Assadin

ISIS-i u rikthehet ekzekutimeve të tmerrshme me prerje koke, duke bërë këtë herë viktima të dhunës së tij të skajshme 8 muslimanë shiitë.

isisNjë tjetër video është hedhur në internet, ku luftëtarët e grupit ekstremist kryejnë aktin barbar në provincën siriane të Hama-s. Me sy dhe duar të lidhura, shiitët u dërguan në një fushë, ku iu dorëzuan xhelatëve.

Një person i veshur me uniformë të zezë u kaloi  thikat militantëve, para se të vriteshin pengjet. Videoja është shpërndarë në mediat sociale, ndërsa Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, mendon se filmimi është autentik.

Një luftëtar i ISIS-it, që shihet duke folur në video, i quajti pengjet si “të pafè të ndyrë”, ndërsa theksoi se fushata ushtarake kundër Shtetit Islamik nuk do të bëjë gjë tjetër, veçse do ta forcojë grupin edhe më shumë.

Por shtypi i huaj pretendon se, këtë radhë organizata ekstremiste i ka drejtuar një kërcënim edhe presidentit sirian Bashar al-Assad. “Shpatat tona, dashtë Zoti, shumë shpejt do të mbërrijnë dhe te nuseiritë e aleatët e tyre”, duket të ketë thënë personi që flet në video, duke iu referuar kështu sipas gjasave kreut të shtetit sirian dhe partisë së tij.

Fjala “nuseiri” është një term përçmues, i përdorur zakonisht në rastet e referimit ndaj sektit alavit, që është një nëndegë e Islamit shiit, e të cilit i përket edhe vetë Assadi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.