Bota
ITALI – Di Maio: Kam një lajm të mirë, të gjithë pacientët me COVID-19 janë shëruar
ROMË, 27 shkurt /ATSH-ANSA/ – Kam një lajm të mirë, të gjithë pacientët në spitalin ”Spallanzani” janë shëruar, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio në një takim me Shoqatën e Shtypit të Jashtëm.
“Italia është një vend i besueshëm”, theksoi ai.
”Italia është një vend i fortë, transparent dhe i përgjegjshëm dhe ky është apeli që unë dua t’i dërgoj të gjithë bashkësisë ndërkombëtare”, shtoi Di Maio.
‘’Qeveria jonë do të mbështesë gjithë strukturën ekonomike dhe familjet në zonat e përfshira, dhe sistemi sanitar ka gjithë mbështjetjen tonë’’, tha Di Maio.
”Do të ndëshkojmë të gjithë ata që spekulojnë me çmimin e maskave dhe dezinfektuesve”, përfundoi ai.