ITALI – Meloni: E përqendruar për një mandat tjetër, presidenca jo në planet e mia
”Megjithatë, nuk kuptohet pse duhet të shkaktojë skandal ideja se një personalitet me kulturë konservatore mund të synojë një ditë atë post””, thekson Meloni në librin e Bruno Vespës ”Historia e Republikës së Dytë. Nga Berlusconi te Meloni, nga Prodi te Schlein”, që do të publikohet nesër.
”Kush e ka thënë se për të qenë një president i shkëlqyer i Republikës duhet patjetër të vish nga qendra e majtë? E konsideroj të padurueshëm këtë racizëm kulturor, sipas të cilit një pjesë e italianëve, afërsisht gjysma ose më shumë, duhet të konsiderohet gjithmonë si bij të një perëndie të dorës së dytë, në shumë raste nga njerëz që në rini brohorisnin për Bashkimin Sovjetik. Mjaft më”, thekson ajo.
”Megjithatë, mendoj se krizat histerike që e kaplojnë të majtën sa herë që përmendet mundësia që, herën tjetër, presidentin e Republikës ta propozojë një shumicë e qendrës së djathtë, tregojnë shumë për konceptin pronësor që ata kanë për institucionet”, përfundon Meloni./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.