Itali, Renzi dhe Berlusconi përjashtojnë mundësinë e një koalicioni të madh
Liderët e qendrës së majtë dhe të djathtë Matteo Renzi dhe Silvio Berlusconi gjatë fushatës për zgjedhjet e përgjithshme të Italisë, kanë përjashtuar mundësinë e formimit të një koalicioni të madh.
Sipas analistëve, ka të ngjarë që të arrihet një marrëveshje mes të majtëve dhe të djathtëve në votimet e 4 marsit, pasi asnjë parti e vetme apo koalicion nuk është parashikuar të fitojë me një shumicë të drejtpërdrejtë.
“Unë jam dakord me Silvio Berlusconi. Do të ishte më e drejtë që t’u kthehemi votimeve nëse nuk plotësohen kushtet për formimin e një qeverie’’, deklaroi sot Renzi për televizionin shtetëror RAI.
Nëse votimet e reja zhvillohen për të zgjidhur ngërçin post-zgjedhor, kryeministri aktual Paolo Gentiloni, një aleat i Renzi, ka gjasa të qëndrojë në detyrë me një kapacitet të përkohshëm, përcjell Atsh.
Ish-kryeministri, Renzi i cili drejton Partinë Demokratike të qendrës së majtë, iu përgjigj deklaratave të Berlusconit për RAI një ditë më parë.
“Tani për tani , nuk shihet asnjë mundësi për të hyrë në koalicion me Lëvizjen 5 Yjet apo Partinë Demokrate”, deklaroi Berlusconi.