Kronika
Itali, shqiptarit i konfiskohen 300 mijë Euro, i kishte përfituar nga trafiku i drogës
Një shtetasi shqiptar që jeton në Itali i janë sekuestruar nga Prokuroria pasuria, me akuzën se i ka përfituar nga paratë e drogës.
Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një shqiptar me iniciale M.H që jeton në Breshia, të cilit i janë sekuestruar 300 mijë Euro.
Autoritetet italiane thonë se ai e ka përfituar shumën e parave nga paratë e aktivitetit të drogës.
Shqiptari konsiderohet nga policia si person me rrezikshmëri shoqërore për shkak të aktivitetit të tij kriminal.