🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.71 ▲0.86%
ARI 4,776 ▼0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,194 ▲ +1.76% ETH $2,195 ▲ +0.67% XRP $1.3459 ▲ +0.77% SOL $83.3800 ▲ +1.26%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.71 ▲0.86 % ARI 4,776 ▼0.87 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.71 ▲0.86 % ARI 4,776 ▼0.87 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Itali, tensione mes banorëve dhe afrikanëve; kërkohet ndihma e ushtrisë

Pas Milanos edhe Torino i kërkon ndihmë ushtrisë për ruajtjen e rendit. Prefekti i Torinos ka kërkuar patrullimin e lagjes ku ditën e enjte pati dy revolta të emigrantëve afrikanë, që çuan në përballje me banorët vendas.

Me sa dihet, tensioni u krijua pas një zënke banale që çoi deri në shpërthimin e dy fishekzjarrëve stadiumi kundër emigrantëve.

Rreth 300 prej tyre dolën në rrugë me shkopinj, duke hedhur shishe e mjete të forta kundër kalimtarëve, deri sa ndërhyri me forcë policia që izoloi zonën.

Nga njëra anë, afrikanët ankohen se vendasit janë racistë dhe nuk pranojnë bashkëjetesën me qindra emigrantët e strehuar në strukturën e ish-fshatit olimpik, nga ana tjetër banorët rrëfejnë se janë të frikësuar nga këto episode dhune.

E njëjta gjendje që u regjistrua përpara pak ditësh në Milano, ku brenda tre muajve do të dërgohen 800 ushtarë që duhet të vigjilojnë për të parandaluar krime ordinere dhe ato që mund të kenë lidhje me terrorizmin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.