🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,418 ▲ +0.53% ETH $2,098 ▼ -0.01% XRP $1.4179 ▲ +1.18% SOL $88.1300 ▼ -0.43%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Politika

Italia mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

-Meta i akordon dekoratë “Nënë Tereza” senatorit-

Shqipëria në BE, një faktor stabiliteti për të gjithë rajonin. Italia ka mbështetur dhe do mbështesë fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ka deklaruar sot senatorit Pier Ferdinando Casini  gjatë marrjes së dekoratës “Nënë Tereza” nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në ceremoninë e organizuar në Presidencë, Meta ka shprehur mirënjohjen për  politikani e shquar italian dhe europian, për mbështetjen që i ka dhënë fuqishëm zhvillimit demokratik të Shqipërisë dhe integrimin e saj euroatlantik.

“Casini është përfaqësues europianist i bindur në vlerat e lirisë, drejtësisë e solidaritetit dhe është një prej personaliteteve më të shquara të politikës italiane. Ai ka ndikuar dukshëm e vazhdimisht në forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare e forcimit të marrëdhënieve midis Italisë dhe Shqipërisë. Ka qenë mbështetës aktiv i angazhimit të Italisë në të gjitha operacionet humanitare në Shqipëri”, u shpreh Meta.

Më tej, Meta ka shtuar se  “Casini është avokat për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe rajonin dhe është një nga mbështetësit më të palëkundur të perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe të rajonit tonë.

Duke vlerësuar rolin e shteti italian në marrëdhënie me Shqipërinë, Meta tha se  “Italia është partner i pazëvendësueshëm strategjik për Shqipërinë. “Marrëdhëniet midis dy vendeve janë të veçanta, shtrihen në shekuj, janë shumë planshe e jashtëzakonisht njerëzore. Dimensioni politik dhe ekonomik i tyre  janë në rritje dhe në interes të të ardhmes të dy vendeve. Italia është partneri kryesor e i pazëvendësueshëm, tradicional e natyral ekonomiko-tregtar”, shtoi Meta.

Po ashtu, Meta theksoi se “një Itali e fortë, e qëndrueshme dhe e begatë është e rëndësishme për një Shqipëri më të zhvilluar dhe të begatë dhe senatori Casini përfaqëson disa nga vlerat më të spikatura pozitive të popullit dhe kombit italian”.

Gjithashtu, Meta tha se “në këtë vit të Skënderbeut, intensifikimi i kontakteve dhe ngjarjeve politike, historike dhe kulturore me Italinë është i veçantë. Pas viteve 90’,  Italia mirëpriti dhjetëra mijëra emigrantë të dëshpëruar, ndërsa sot atje janë të mirë-integruar mbi 500 mijë shqiptarë të cilët japin një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë dhe për marrëdhëniet midis dy vendeve tona”.

“Shqiptarët në Itali kanë treguar aftësitë dhe talentin e tyre kudo në punë, sipërmarrje, sport, kulturë. Mjafton të përmendim edhe fituesin e fundit të Sanremos, Ermal Metën, për të kuptuar se sa të forta, të ndërlidhura, të pandashme e të natyrshme janë marrëdhëniet shqiptaro-italiane sot”, tha ai.

Ndërsa nga ana e tij,  Senator Casini u shpreh se “dekorata nuk më dedikohet vetëm mua por marrëdhënieve të shkëlqyera  mes Italisë dhe Shqipërisë”.

“Shumë është bërë por më shumë ende mbetet për t’u bërë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Duam një Shqipëri europiane, të anëtarësuar në Bashkimin Europian. Shqipëria në BE, është një faktor stabiliteti për të gjithë rajonin. Italia ka mbështetur dhe do mbështesë fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE””, theksoi ai

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.