Italia pranë Shqipërisë për përballimin e fatkeqësisë natyrore
Solidariteti dhe mbështetja për Shqipërinë gjatë këtyre ditëve pas goditjes nga fatkeqësia natyrore, është e përditshme dhe gjithënashme. Në një intervistë ekskluzive për RTSH, Presidenti i Këshillit të Rajonit të Toskanës, Eugenio Gani, shprehet optimist për perspektivën evropiane të vendit tonë, duke konfirmuar se Shqipëria mund të sjellë një kontribut të madhe me integrimin në Evropë si dhe të rrisë mirëqenien në shoqëri dhe komunitetin e kësaj familje të madhe.
Jo pa qëllim gjatë intervistës Gani mban në duar një vepër arti të heroit tonë kombëtar, Çerçiz Topulli si për të konfirmuar dashurinë për vendin tonë dhe shqiptarët. Politikani i njohur Italian në çdo rast flet më respekt për shqiptarët e integruar jo vetëm në rajonin që ai drejton, por në të gjithë Italinë.
Në zyrën e tij preferon të mbajë vepra arti dhe botime të autorëve shqiptarë.