Maqedonia

Ivanov: Aktorët politikë t’i përkushtohen axhendës evropiane të vendit

Presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov përshëndeti vullnetin e shprehur nga ana  liderëve të partive politike dhe pajtimin e arritur në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes së 2 qershorit dhe Protokollit të 15 korrikut.

”Vendimet e dakorduara të zbatohen në mënyrë këmbëngulëse dhe sa më parë të gjithë aktorët politikë t’i përkushtohen plotësisht axhendës evropiane dhe euroatlantike të Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Ivanov.

“Rezultati i bisedimeve të takimeve të liderëve është edhe një dëshmi se dialogu është mënyra e vetme përmes së cilës mund të tejkalohen të gjitha sfidat dhe të gjitha çështjet e hapura. Të gjithë duhet të nxjerrim leksione nga këto ngjarje dhe në të ardhmen të gjitha sfidat t’i tejkalojmë me dialog politik në institucionet e sistemit, me respektimin e tyre të plotë dhe të pakusht”, theksoi ai në një deklaratë me shkrim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button