Ivo Andriç: Frika e ngrohtë ballkanike
Alda Bardhyli
Në Sarajevë, kush kalon natën zgjuar mund të dëgjojë zërat e errësirës. Të rëndë dhe të pareshtur dëgjohen tiktaket e orës në katedralen katolike … Ivo Andriç, një djalë i gjatë, me sytë e zinj, nën ballin ku i binin lehtë balluket, e ndiente se zërat që vinin nga errësira paralajmëronin kohë jo të mira në qytet. Nën ndriçimin e dritës që binte mbi fletoret e tij të thjeshta, ai vazhdonte të shkruante e të mendonte se një ditë duhej të ikte larg qytetit. Të kërkonte diku nëpër botë një qytet ku nuk ekzistonte urrejtja, një vend ku të punonte i qetë, dhe pse mendonte se “nuk ka zgjedhje në ikje”. Djaloshi që kalonte orët duke lexuar libra dhe mbrëmjeve shëtiste në rrugët e ngushta, kishte kuptuar se dashuria e urrejtja ishin aq pranë njëra-tjetrës në vështrimin e atyre njerëzve që përshëndeste çdo ditë. Ato ishin si malet e larta të Sarajevës dhe shtresave gjeologjike mijëra herë më të rënda, që fshihen nën to dhe mbështeten. Ata njerëz ishin të dënuar të jetonin në shtresat e thella të një natyre shpërthyese, që herë pas here ndizej nga dashuria, në një ndjeshmëri të egër dhe pasionale. Fatkeqësia e tyre ishte pikërisht se urrejtja jetonte në dashuritë, pasionet, traditat dhe besimet e tyre. “Bosnja është toka e urrejtjes”, do të shkruante ai në një tregim të vitit 1946, gati 20 vite pasi e kishte lënë Sarajevën, dhe kishte udhëtuar në Europë për t’u vendosur përfundimisht në Beograd. Me aftësinë që kanë shkrimtarët për të parandier të ardhmen, teksa lexon atë çfarë ka shkruar Andriç, duket sikur sheh historinë e Ballkanit në dekadat e fundit. Luftërat e ish-Jugosllavisë, plagët ende të pambyllura të Bosnjës, vijnë përmes jetëve të personazheve që Andriç i solli përmes përfytyrimit të tij që në vitin 1946. Ai ka aftësinë që të të njohë me historinë vetëm nga një tregim i shkurtër. Fqinjët tanë, ata që aq pak i kemi njohur këto vite, mund t’i takojmë në letërsinë e Andriç, i cili na tregon të ngjashmit tanë. Shpirti, traditat, vuajtja dhe frika janë të njëjta në Ballkan, ashtu siç janë dhe sekretet. Katja plakë, vejusha e vetmuar shtatëdhjetëvjeçare, e cila jeton në Bistrik në një shtëpi të lënë nga i ati, e ka fshehur luftën dhe të gjitha kujtimet e viteve 1878 në një tapet persian shtruar bukur në dhomën e pritjes. Vetëm me një vështrim, ajo udhëton pas në kohë, kur trupat austriake hynë në Sarajevë. Vështrimi i ushtarit të rraskapitur, që kërkonte ta këmbente tapetin me raki, dhe kundërshtitë e gjyshes për të mos futur në shtëpi një gjë të vjedhur apo plaçkitur, i duken sikur është ende në atë kohë. Ky tapet është diçka më e madhe se shtëpia, për Katjan, ndaj ajo nuk do që komuna t’ia prishë shtëpinë … Tregimet e Andriç kanë diçka magjike, që vjen përmes fjalive të thjeshta, dhe personazheve të zakonshëm. Frika lexohet kudo në rrëfimet e tij dhe në vështrimin e një gruaje, e cila bën të pamundurën për ta fshehur frikën, për të mos ia lexuar njeri mimikën. Ajo nuk do që mëhalla të mësojë se ç’ndodh në shtëpinë e saj, çdo ditëlindje të të shoqit, kur ai blen verë dhe për disa orë do të jetojë si pasanik. Frika e gruas së Banit, është frika që ka mbizotëruar në Ballkan gjatë gjithë këtyre viteve, një frikë që vinte nga historia dhe ishte e pamundur të hiqej prej mendjes së njerëzve. Ndoshta dhe tek Andriç, një shkrimtar i kësaj toke, kjo frikë vinte natyrshëm për ta përshkruar me gjithë dimensionin e saj.
Sarajeva nuk është i vetmi qytet të cilit Andriç i kushtoi shkrime të tij. Beogradi, Zagrebi, zënë po aq vend në letërsinë e tij, sa dhe librat për Milica Babic, gruaja që i rrëmbeu zemrën, me të cilën u martua pas disa vitesh dashurie. I lindur në qytetin e vogël boshnjak Travnik më 1892, Andriç e kaloi shumicën e jetës së tij në qytetin lindor të Vishegradit, nëpër të cilin rrjedh lumi Drina. Në Vishegrad, ai përfundoi shkollën fillore, pastaj u diplomua në shkollën e mesme në Sarajevë. Ai u pranua për studime filozofikë në Zagreb dhe më 1924 mori në Grac doktoraturën e tij. Gjatë Luftës së Parë Botërore, si një anëtar i Bosnja e Re, organizatë nacionaliste proserbe, anëtarët e së cilës vranë princin austriak Ferdinand në Sarajevë, ai u arrestua dhe u burgos nga autoritetet austro-hungarezë. Nga 1920-a, Andriç jetoi në Beograd dhe kaloi disa vite në shërbimin diplomatik të Mbretërisë së Jugosllavisë të atëhershme, në konsullatat në Romë, Bukuresht, Madrid, Gjenevë dhe Berlin. Gjatë gjithë Luftës së Dytë Botërore, Andriç jetoi në Beograd. Kjo është periudha nga e cila vijnë romanët e tij më të rëndësishëm: “Ura mbi Drin”, “Kronikat e Travnikut” dhe “Zonja nga Sarajeva”. Në vitin 1961, ai fitoi çmimin “Nobel” me romanin “Ura mbi Drin”. Me gjithë rezervat që shpesh ndihen në kritika mbi angazhimet e tij në Partinë Komuniste apo hyrjen në diplomaci, librat e lënë pas nga Andriç e bëjnë atë një emër të madh të letërsisë jo vetëm ballkanike. Duke iu larguar historisë, dhe faktit që Andriç kaloi jetën në Beograd, ai është një stilist i përkryer i karaktereve. Leximi i librave të tij sot, ende mbart leksionet për të ardhmen. Një raki dhe një harresë e turbullt, kjo i duhet një ballkanasi për të mos parë pas. Ashtu si dikur, kur një burri nga Bosnja i duhej të punonte për tri gjëra, rakinë, bukën dhe duhanin … Librat e Andriç të bëjnë të mendosh gjatë, ndoshta se në to gjen të shkruar dhembjen e së shkuarës sonë, pasi e shkuara është aq e ngjashme me fqinjët tanë. Përmes shkrimeve që lexojmë sot, ne imagjinojmë orët që ai kalonte në studion e tij në apartamentin ku jetoi në Beograd, mbi makinën e shkrimit, teksa Milica përgatiste çajin e ngrohtë të pasdites ….
Ivo Andriq një kroat i serbizuar pa dyshim njëri nga antishqiptaret me te perbetuar dhe hartuesi i projektit famekeq per zhbërjen e hapsirave etnike shqiptare ne Ballkan. Eshte shkrimtari me shpirtezi ne hapsiren ballkanike. Haqrtoi projektin per mbreterine serbo-kroate-sllovene se si duhet veprua per te eliminua faktorin shqiptar nga Ballkane, një projekt “perfekte” më i avansuar se sa ai i Garashaninit dhe Qubriloviqit. Ndarja e çmimit Nobel në letersi për Ivo Andriqin për vepren “Ura e Drines” ishte me teper një aksidente per politiken e dites dhe u pa si skandal karshi fuqise letrare dhe artistike te Kerlezhes i cili e ka meritua çmimin Nobel. Kjo mbase ishte figura e Titos ai autoritet mason qe vendosi per Andriqin qe te merre kete çmimi te cilit ne letersi thuajse i ka dalur boja fare…..
Jam dakort plotesisht me bashkeshkruajtesin me siper
ivo nuk na ka treguar si komplotuan studentet serbe ne 1914 dhe vrane princin austriak ,,,me ndihmen e k zh b ruse qe serbia te mirrte me dhune kroacin dhe bosnjen ;;meqe qenka bosnjak duhet ta njohi mire historine ;;; se bulevardi i atentatit eshte ne qender te sarajevos ;;;dhe si serbet provokuan luften e 1 boterore ;;me ndihme e ruseve ;;
kam jetuar ne Sarajev viteve 70-ta,krejt pushtetin ne duar e kishin serbet,boshnjaket shume pake ishin te perperfaqsuar ne jeten politike ne ate kohe.
Njëri nga shkaktarët e vuajtjeve të popujve në ish.-dy Jugosllavitë, të asaj të krajli serb, Pashiq dhe kriminelit kroat, Tito, ishte edhe Ivo Andriqi.
Ai, ishte pjestar i një org, kriminale nacionaliste-fashiste serbe,-pastaj, ky me pjestarët e asaj org, kanë bërë plane për zhdukjen e shqiptarëve nga faqja e dheut.
Dhe, shi: këtij ish- fashisti serb, akademia suedeze pas menduar gjatë, më vonë ia jepë çmimin “Nobel”!!!
Ate cfare e ka thene Vleri,as nuk kam cka per ti hequr dhe as cka per ti shtuar,meqe eshte shume e vertete!
Une si nxanes i vitit te pare te Shkolles-nxanesit ne Ekonomi viti 1965-te, me gjuhen serbe i tere plan programi i kesaj shkolle, erdha nga fshati Terrnave-Podujeve, duke mos dijte as nji fjali ne kete gjuhe.Nuk kishim as libra por u detyroheshemi te shkruejme ate c’ka profesoret na diktonin, pas dite u grumbullojshim kater pese shoke dhe e nxirrshim landen ashtu te coptuar,dhe e mesojshim tere kete permendesh, te te gjitha lendeve.
Per mos e zgjate me erdhi koha me me pyete profesoresha per t’a mbylle noten ne fund te vitit nga lenda gjuha serbe.
Profesoresha -serbe nga Nishi e remte me ngjyre te zeze si te ishte magjupe, si teme ma zgjodhi: “Ivo Andric jete shkrimi i tij e si me kryesore tregimin Ura mbi Drinen”.
Kuptohet qe profesoresha e mbajke fjalen e nanes te saj,”Pomogni shiptarske ucenike, jer ne znaju srpski”!!! Te gjitha fjalet qe i fola kishin nevoje te permisohen nga profesoresha per t’u kuptue debati. Me ne fund ishta pyetja ; Cka ka dashte shkrimtari me thene ne kete tregim-pripovetk??? Une duke mos dijte se kush ishin njerzit qe ne kete liber qyhen ARNAUTI e ndiqesha thenjen e profesoreshes, ” Ka dashte me thene Ivo Andric qe Populli serb duhet te kryej punen e planit, dale ngadale por pa ndalim, DEPORTIMIN E TERE KESAJ POPULLATE- ARNAUTET TE SHPORREN PERTEJ BJESHKEVE TE NEMURA, E PASTAJ PER TYRQI QE TE SPASTROHEN TOKAT SERBE NE BALLKAN PER GJITHMON”…
PROFESORESHA ME DHA NOTEN KALUESE, qe ishte shume e vleshme per mue, e perseris duke mos dijte se kush ishin ata Arnautet dhe pse duhet te ndiqen keta njerez nga trojet e veta shekullore.
Komiteti i cmimit Nobel sot eshte duke eliminuar per cdo vit kandidatin me serioz per letersi shkrimtarin tone te madh Ismail Kadare per arsye poltike, sepse Kadareja paska qene i perkdheluri i nomejklatures komuniste ne Shqiperine diktatoriale. Por ky komitet e lauron nje shkrimtar shovenist, racist, qe ishte ne sherbimin diplomatik te nje shteti gjenocidar sic Ishte Ivo Andriqi. Me sa di une, shteti shqiptar atehere nuk luajti as gishtin e vogel qe nepermes kanaleve diplomatike, apo duke angazhuar Akademine e Shkencave, Univerzitetin qe opinionit boteror ti behej me dije se kush ishte ky krimineli veshur me frakull.
I lexova komentet më sipër dhe për herë të parë më erdhi mirë që krejt shqiptarët jemi dakord për një gjë. Se Ivo Andriqi, ndonëse bota ia ka dhënë çmimin Nobel për letërsi, ka qenë fashist për nga bidja dhe ka vepruar ashtu. Plani gjenocidal serb dhe kontributi i tij i madh nuk mund të shlyhen as të fshihen. Krejt kjo sepse serbët dikur në të kaluarën për të treguar vlerat e tij për serbët janë krenuar (dhe krenohen) me ‘gjenialitetin’ e tij për përpilimin e planeve për shfarrosje të një populli. Ai donte, por Zoti nuk i kishte planet e njejta, a edhe shqiptarët janë popull shumë më i fortë dhe më i fuqishëm se ç’kishte menduar ai bërllog.
Kini frikë bomba serbe , ne do t’i hedhin në ju, ndërsa ne i mbytni fëmijët tuaj ! Kosova është Serbi
Emri i tij eshte Andrić e qe shqip eshte Andriq. Shembull, Dačić ose Vučić, Sikur t’i shkruani njesoj sikur Andriç, atehere do te ishte Daçiç e Vuçiç, ne vend te Daçiq e Vuçiq. Si shembull me i mire eshte ky: čuti = degjoj dhe ćuti = hesht. Nese i shkruani keto dy fjale njesoj sikur Andriç, çuti. Nuk do ta dini atehere se a eshte fjala per degjim (čuti) a por per heshtje (ćuti).
Pra, mbani mend, mbiemrat serbe perfundojne ne -ić (-iq) e jo ne -ič (-iç).