🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 22 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
₿ CRYPTO
BTC $60,911 ▲ +1.47% ETH $1,720 ▲ +2.01% XRP $0.9243 ▼ -0.01% SOL $70.3300 ▼ -0.24%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 90.1718 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6374 EUR/TRY 55.5320 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5725
22 Nën 2026
Breaking
Bota

IZRAEL – ”Likud” dhe ”Yashar” rifillojnë bisedimet për një koalicion të mundshëm

TEL AVIV, 22 nëntor /ATSH-AFP/ – Partitë e Benjamin Netanyahut dhe rivalit të tij Gadi Eisenkot, të ngarkuar me formimin e qeverisë së ardhshme izraelite, po zhvillojnë sot bisedime të reja në lidhje me një koalicion të mundshëm.

Partia ”Likud” e kryeministrit në largim po e kushtëzon këtë nga vazhdimi i prioriteteve të saj kryesore të politikave.

Delegacionet nga partia e qendrës ”Yashar” e Eisenkotit dhe ”Likud” po takohen në një hotel në Herzliya, pranë Tel Avivit, sipas kanalit privat 14, pas takimit të tyre të parë të dielën e kaluar.

Një ish-shef i shtabit të ushtrisë, Eisenkot ka afat deri më 6 dhjetor – një afat që mund të zgjatet me 14 ditë – për të formuar një qeveri, pasi zgjedhjet e tetorit nuk arritën të prodhonin një shumicë absolute për asnjërën palë.

Me 48 vende në Knesset – ku një shumicë absolute kërkon 61 – blloku i tij mbetet i ndarë në strategjinë që duhet të miratojë për formimin e një koalicioni.

Opsionet ndryshojnë, nga një aleancë me partitë ultraortodokse te një afrim me partitë arabe ose formimi i një qeverie uniteti kombëtar me ”Likud”-in.

Të shtunën, ”Yashar” e paraqiti mbajtjen e bisedimeve si “një angazhim të vërtetë për formimin e qeverisë më të gjerë të mundshme”, duke specifikuar se Gadi Eisenkot u kishte kërkuar përfaqësuesve të tij të shqyrtonin të gjitha rrugët.

Por, ”Likud”-i më pas vendosi disa kushte për pjesëmarrjen e tij në një qeveri uniteti, një formulë e promovuar nga Netanyahu, i cili po lufton për mbijetesën e tij politike.

”Likud”-i po kërkon, në veçanti, t’i japë fund “të gjitha sulmeve personale dhe nxitjes së urrejtjes” që synojnë, sipas tyre, kryeministrin në largim dhe qeverinë e tij, si dhe një angazhim për të formuar një koalicion që bashkon “të gjitha partitë që mbështesin ekzistencën e shtetit të Izraelit si një shtet kombëtar i popullit hebre” pa pjesëmarrjen e partive arabe./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.