Izraeli dhe SHBA-të dënojnë sulmin pranë konsullatës në Stamboll
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmin pranë konsullatës izraelite në Stamboll, në të cilin dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.
“Ne e dënojmë fuqimisht sulmin terrorist ndaj konsullatës izraelite në Stamboll sot. Ne e vlerësojmë veprimin e shpejtë të forcave turke të sigurisë në pengimin e këtij sulmi”, tha ministria e jashtme izraelite.
Ministria shtoi se misionet izraelite në mbarë botën janë nënshtruar kërcënimeve dhe sulmeve të panumërta terroriste. Sipas reagimit, ministria theksoi se terrori nuk do t’i dekurajoj.
Ambasadori i SHBA-së në Turqi, Tom Barrack, tha se qeveria e tij e dënon sulmin.
“Sulmet ndaj misioneve diplomatike janë sulme ndaj rendit ndërkombëtar – dhe një sulm ndaj parimeve që i bashkojnë kombet”, tha Barrack në X , duke përgëzuar forcat turke të sigurisë për përgjigjen e tyre vendimtare.
The post Izraeli dhe SHBA-të dënojnë sulmin pranë konsullatës në Stamboll appeared first on Euronews Albania.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.