Ja cilët rekorde mund të thyejë Manuel Neuer në Botërorin 2026
Edhe pse ka arritur gjithçka në karrierë Manuel Neuer nuk jep sinjale “lodhjeje”. Portieri 40-vjeçar këtë verë mori vendime që shumë pak do të merrnin. Ai rinovoi edhe një vit me Bayern-in ndërsa vendosi që të rikthehej në Kombëtare.
Për të thyer rekordin e parë Neuer ka nevojë për dy ndeshje. Në takimin që do të zhvillojë Gjermania me Bregun e Fildishtë numri një thyen rekordin e vendosur nga Hugo Lloris në Katar 2020. Për portierin francez finalja me Argjentinën ishte ndeshja e 20-të e luajtur në finalet e Botërorëve.
Për rekorde të tjerë Neuer i duhet që Gjermania e tij të bëjë një rrugëtim të gjatë në SHBA, Meksikë dhe Kanada 2026. Bastian Schëeinsteiger dhe Philipp Lahm (të dy me 20 paraqitje), Uëe Seeler (21), Miroslav Klose (24) dhe Matthäus (25) kanë më shumë paraqitje në finalet e Botërorëve se Manuer Neuer. Neuer-it i duhen gjashtë ndeshje për të barazuar rekordin, që do të thotë Gjermanisë i duhet të arrijë në çerekfinale.
Sa i përket minutave të kaluara në fushë Manuel Neuer-it i duhet që të kalojë katër ndeshje të plota në fushë për të thyer rekordin e mbajtur nga Matthäus. Neuer numëron 1770 minuta në fushë ndërsa Matthäus 2044’. Klose, Lahm dhe Seeler gjenden mes tyre.
Për Neuer do të jetë disi më e vështirë që të vendosë një rekord jashtë kombëtares gjermane. Lionel Messi është lojtari me më shumë prezenca në Botëror pasi numëron 26 ndeshje. Pas tij renditen Cristiano Ronaldo dhe Luka Modriç respektivisht me 23 dhe 19 ndeshje.
Nëse Neuer do të luajë tetë ndeshjet e këtij Botërori do të ishte i pari lojtar, i cili luante kaq shumë ndeshje në një edicion të vetëm mbi moshën 40-vjeçare. Neuer do të jetë lojtari më i moshuar i Gjermanisë në finalet e këtij kompeticioni. Një gjë të tillë ai do ta bëjë në ndeshjen përballë Kuraçaos ku do të kalojë Fritz Walter (37 vjeç dhe 236 ditë), i cili ka luajtur ndeshjen e fundit në Botërorin 1958.
Nëse Neuer do të arrinte finalen e madhe të New Jersey atëherë ai do të merrte vetëm vendin e dytë në klasifikimin e lojtarëve më të moshuar që kanë luajtur në finalet e Botërorëve. Gjermani do të ishte 40 vjeç e 114 ditë në finale ndërsa rekordi i vendosur nga Dino Zoff në 1982-it është 40 vjeç e 133 ditë.
Një tjetër rekord që mund të vendosë Manuel Neuer është edhe ai për ndeshjet e mbyllura pa pësuar gol. Deri më tani Neuer numëron shtatë të tillë ndërsa i duhet edhe një për të barazuar rekordmenin e Gjermanisë, Sepp Maier. Në këtë drejtim Fabien Barthez (Franca) dhe Peter Shilton (Anglia) kanë nga dhjetë ndeshje secili pa pësuar gol në finalet e Botërorëve.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.