UEFA Nations League/ Për ndeshjen Shqipëri–Finlandë janë shitur 15.000 mijë bileta
Interesi i tifozëve shqiptarë për ndeshjen Shqipëri–Finlandë, e vlefshme për UEFA Nations League, është i lartë.
Aktualisht janë shitur më shumë se 15 mijë bileta dhe me këto ritme po shkohet shumë shpejt drejt “sold out” për sfidën që do të luhet në stadiumin “Air Albania” më datë 12 nëntor, në orën 20:45.
Shqipëria do të përballet me Finlandën në ndeshjen e parafundit të Grupit C1, një sfidë me rëndësi të veçantë për garën për vendin e parë.
Kuqezinjtë kryesojnë aktualisht grupin me 9 pikë, ndërsa Finlanda dhe Bjellorusia kanë nga 7 pikë. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.