Ekonomia

Ja çmimet për projekt-idetë më të mira të shkollave

Mbi 45 shkolla nga 13 Drejtoritë Arsimore Rajonale në vend prezantuan projekt-idetë e tyre për zhvillimin e shkollës gjatë “Panairit të ideve-Shkolla si Qendër Komunitare”, të çelur në Muzeun Historik Kombëtar.

Sa i përket kritereve të vleresimit, këto lidheshin me pjesëmarrjen aktive te fëmijëve dhe të rinjve, angazhimin e komunitetit, negocim përmes projekteve, zbatueshmërine e projektit dhe promovimin gjithëpërfshirës.

Sakaq, përfaqësues të biznesit në panair u njohën me projekt-idetë e nxënësve dhe bashkëpunimin për realizimin e këtyre ideve, si një domosdoshmëri e mëtejshme për përmirësimin e shkollave në vend.
Nxënësit e shkollave prezantuan krahas projekteve edhe aktivitetet dhe veprimtaritë që ata kanë realizuar në kuadër të projektit “Shkolla si Qendër Komunitare”.

Standardet e miratuara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për Shkollën si Qendër Komunitare janë sigurimi i arsimit cilësor për çdo nxënës; sigurimi i mirëqenies sociale, emocionale, shëndetësore të nxënësve; angazhimi dhe zhvillimi i komunitetit; vendimmarrja e përbashkët; Gjithëpërfshirja dhe respektimi i diversitetit.

Fituesit e projekteve:

Shkolla “Muhamer Janina”, Berat për projektin “E-radio”
Shkolla “Bajram Curri”, Durrës për projektin “Mjedise të gjelbra, hapësira sportive dhe reaktive”
Shkolla “Vasil Sota”, Fier për projektin e shkollës verore dhe panairit artizanal “Partneriteti është jeta dhe shpirti i shkollës”
Shkolla “A.Z.Çajupi”, Tiranë për projektin “Mjedisi i shkollës në shërbim të komunitetit”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button