Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 31 March 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 101.61 ▼1.23%
ARI 4,697 ▲3.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $68,114 ▲ +2.26% ETH $2,100 ▲ +3.88% XRP $1.3412 ▲ +1.18% SOL $82.9200 ▲ +0.24%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.61 ▼1.23 % ARI 4,697 ▲3.05 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 101.61 ▼1.23 % ARI 4,697 ▲3.05 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Ja dëshmitë se Rusia bombardon Ukrainën

ja-d-euml-shmit-euml-se-rusia-bombardon-ukrain-euml-n-foto_hdShtetet e Bashkuara të dielën publikuan imazhet satelitore të cilat, sipas tyre, dëshmojnë se Moska nga territori rus bombardon pozicionet e ushtrisë ukrainase.

Katër fotografi tregojnë pjesë të kufirit Ukrainë-Rusi. Dy tregojnë një grup të raketahedhëseve, për të cilat amerikanët thonë se gjenden në territorin rus.

Në imazhet satelitore shihen edhe krateret në tokë pranë pozicioneve ushtarake në anën ukrainase të kufirit.

Në të tretën shihet armatimi i rënd nga Rusia, për të cilën amerikanë thonë se separatistët prorusë e fusin brenda Ukrainës, transmeton Telegrafi.

“Moska, për më shumë ka në plan t’u dërgojë rebelëve raketahedhës më të mëdhenj dhe më të fuqishëm”, ka thënë zëdhënësja e DSH-së, Marie Harf, duke u thirrur në shërbimet amerikane të zbulimit.

Sipas saj, të dhënat amerikane sugjerojnë se pas rënies së aeroplanit të Malajzisë më 17 korrik, armët vazhdojnë ta kalojnë kufirin drejt Ukrainës.

Moska, në anën tjetër, mohon përfshirjen e saj në konfliktin ukrainas duke akuzuar Washingtonin se po bën propagandë kundër tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.