Maqedonia

Ja fuqia e pasaportës së Republikës së Maqedonisë

Sipas firmës konsulente ‘Henley&Partners’ pasaporta e Republikës së Maqedonisë radhitet në vendin e 46-të nga 199 pasaportat e vendeve tjera.

Kjo nënkupton se pa viza pasaporta e Maqedonisë pranohet në plot 107 vende.

Në krahasim me Maqedoninë, pasaporta greke radhitet në vendin e 7, ajo sllovene në vendin e 11, pasaporta bullgare në vendin e 18, ajo kroate në vendin e 22, ndërkaq pasaporta e Serbisë radhitet në vendin e 41-të.

Mali i zi, Bosnja e Hercegovina, Truqia dhe Shqipëria radhiten pas Maqedonisë në këtë rangim të pasaportave. Megjithatë, për të udhëtuar në Britaninë e madhe, Kanada, SHBA, Korenë e Jugut, apo Japoni, pasaporta e Maqedonisë duhet të pajiset me vizë.

Në vendin e parë janë pasaporta e Gjermanisë, pastaj Britania e madhe, Franca, Suedia dhe SHBA-të, kurse në vendin e fundit radhiten Siria, Pakistani, Somalia, Iraku dhe Afganistani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button