Politika

Ja kandidatët socialistë për 6 qarqe

Ndërsa ka përfunduar takimi i Kryeministrit Edi Rama me deputetët e Qarkut të Shkodrës, deputetja Mimoza Hafizi, ka bërë të ditur emrat e kandidatëve për bashkitë e këtij Qarku.

ballaSipas Hafizit, lista e kandidatëve është propozim i PS-së dhe do t’u paraqitet aleatëve për diskutim dhe miratim.
Përveç Keti Bazhdarit, kandidaturë që tashmë ka marrë edhe miratimin nga aleatët e PS-së për Bashkinë e Shkodrës, emrat që pritet të diskutohen janë: Gjokë Lleshi për Bashkinë e Vaut të Dejës, Fran Tuci për Bashkinë e Fushë Arrëzit, Rustem Struga për Bashkinë e Pukës dhe Tonin Marinaj për atë të Malësisë së Madhe.

Pas takimit me Ramën, ministri i Financave, Shkëlqim Cani, njëherazi edhe deputet i Qarkut të Dibrës, bëri publikë emrat e kandidatëve socialistë për këtë zonë të vendit.

“Në Dibër, kandidati ynë do të jetë Shukri Xhelili, në Mat, Adelina Farici, në Klos, Valbona Kola, në Tropojë, Rexhë Biberaj dhe në Has, Adem Lala”, bëri me dije Cani.

Partia Socialiste, përmes deputetit Blendi Klosi publikoi edhe emrat e kandidatëve për Qarkun e Durrësit.

Klosi njoftoi se për Bashkinë e Durrësit, rikandidon kryebashkiaku aktual Vangjush Dako, në Krujë kandidon Artur Bushi dhe për Bashkinë e Shijakut kandidon Ardian Kokomani.

Në mesditë, pas takimit me Ramën, jashtë selisë socialiste, deputeti i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla njoftoi për mediat kandidatët e PS-së.

“Qazim Sejdini, nje drejtues model i pushtetit vendor, do te rikandidoje për Bashkine e Elbasanit. Për Bashkinë e Librazhdit, do te kandidoje Kastriot Gurra, për Bashkinë e Belshit, Arif Tafani, ndërsa për Bashkinë e Peqinit, po vijojnë konsultat me PDIU-në, prej nga të cilës pritet edhe propozimi i kandidatit”, njoftoi Balla.

Erion Braçe bëri me dije emrat e kandidatëve të bashkive për Qarkun e Fierit. Ai deklaroi se në këtë Qark do të kandidojnë dy zonja.

“Majlinda Bufi, për Bashkinë e Roskovecit, e cila është anëtare e komisionit të Ekonomisë dhe Financave, si dhe Rajmonda Balili, kryetarja në detyrë e bashkisë së Patosit”,- tha Braçe.

Ai bëri me dije edhe emrin e kandidatit të Bashkisë së Fierit, që do të jetë z. Armando Subashi, ndërsa u rikonfirmuan Fatos Tushe, kreu aktual i Bashkisë së Lushnjes, dhe Fredi Kokoneshi, aktualisht në krye të asaj të Divjakës.

Në fund ishte zëvendëskryeministri Niko Peleshi, ai i cili njoftoi emrat e kandidatëve socialistë për Qarkun e Korçës.

“Në Bashkinë e Korçës dhe të Maliqit do të rikandidojnë kryetarët aktualë, përkatësisht Sotiraq Filo dhe gëzim Topçiu”, tha Peleshi.

Kandidatët :

Qarku Shkodër

Shkodër-Keti Bazhdari

Malësi e Madhe- Tonin Marinaj

Vau i Dejës-Gjok Lleshi

Fushë Arrëz-Fran Tuci

Pukë-Rustem Struga

Qarku Dibër

Shukri Xhelili- Dibër

Valbona Kola- Klos

Adelina Farici-Mat

Rec Biberaj-Tropoje

Adem Lala-Has

Qarku Durrës

Vangjush Dako-Durrës

Artur Bushi-Krujë

Ardjan Kokomani-Shijak

Qarku Fier

Roskovec Majlinda Bufi

Patos Rajmonda Balili

Fier Armando Subashi

Lushnje Fatos Tushe

Divjaka Fredi Kokoneshi

Qarku Elbasan

Elbasani Qazim Sejdini

Librazhd Kastriot Gurra

Belsh Arif Tafani

Peqin PDIU

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button