☁️
Tiranë 13°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,572 ▼0.8%
DOW 45,801 ▼0.92%
NASDAQ 21,946 ▼0.93%
NAFTA 95.43 ▼0.03%
ARI 4,613 ▼5.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,597 ▼ -2.82% ETH $2,119 ▼ -3.97% XRP $1.4320 ▼ -1.53% SOL $87.6800 ▼ -2.69%
S&P 500 6,572 ▼0.8 % DOW 45,801 ▼0.92 % NASDAQ 21,946 ▼0.93 % NAFTA 95.43 ▼0.03 % ARI 4,613 ▼5.78 % S&P 500 6,572 ▼0.8 % DOW 45,801 ▼0.92 % NASDAQ 21,946 ▼0.93 % NAFTA 95.43 ▼0.03 % ARI 4,613 ▼5.78 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Politika

Ja propozimi i aleatit të Bashës për t’i dhënë “frymë” dialogut politik

Dashamir Shehi ka propozuar që Kavaja të përfshihet në negociatat e këtyre ditëve, në mënurë që të evituar këtë precedent, ku opozita ka paralajmëruar një protestë në 7 maj. Shehi tha sonte në Oranews, se i ka propozuar Bashës që protestën në Kavajë t’ia lerë në dorë vetëm popullit të Kavajës, duke mos thirrur qytetarë nga e gjithë Shqipëria.

Ai uroi që kjo protestë të jetë paqësore, por nuk përjashtoi edhe mundësinë e ndonjë rreziku.

Tare: Në 7 maj opozita ka folur për protestë për qëndrim, madje është folur edhe për mosbindje civile. Është e rrezikshme kjo për opozitën?

Shehi: Nëse kjo administrohet mirë dhe unë uroj që të administrohet mirë të jetë paqësore. Sigurisht rreziqet i kanë brenda.

Tare: Ju mendoni se kjo është rruga e duhur për të protestuar në 7 maj në Kavajë?

Shehi: Unë do të protestoja por do t’ia leja popullit të Kavajës. Unë me mijëra militantë do t’i mblidhja në Tiranë ditën e shtunë për ti thënë edhe Kavajës të nesërmen që shiko, u votua, kjo është populli opozitar. Për vetë këtë i kam propozuar. Uroj që gjerat të shkojnë pa incidente dhe besoj, populli i Kavajës është paqëdashës dhe uroj mos bjenë pre e provokimeve. Shumë nga këto gjëra varen edhe në funksion të negociatave që do shkojnë  gjatë këtyre ditëve.

Unë do të besoja që një sukses i negociatave do ta bënte të panevojshme Kavajën, nuk do kishte kuptim dhe unë besoj që edhe Kavaja mund të përfshihesh në paketën e këtyre negociatave dhe do të evitohej ku precedent, i cili tregon rrugën e protestës opozitare, por mund të degjenerojë edhe në akte që nuk do ishin të këndshme.

Uroj që negociatat të shkojnë mirë, të zgjidhen, të gjejnë një ekuilibër midis dy palëve dhe brenda kësaj bie dhe teza e Kavajës. Nëse do të mbetet Kavaja unë jam që protesta të jetë e administruar me popullin e Kavajës.

Unë për vete i kam propozuar që Tirana është kryeqytetit i Shqipërisë, në Tiranë e kemi filluar lëvizjen në 18 shkurt, ta ripërsërisim këtu dhe ti tregojmë kësaj mazhorance e cila do të bëjë zgjedhje fallco që ne jemi këtu për të rezistuar dhe nëse nuk mjaftojnë kaq ditë sa kemi rezustuar do rezitojmë edhe për vite. Ky vend nuk ka për të ngelur pa opozitë./Oranews

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.