roze

Ja pse e anuloi turneun Iggy Azalea

Iggy Azalea dhe i fejuari i saj, Nick Young, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, sipas revistës “OK”.

Një burim për revistën ka thënë: “Nick ka deklaruar edhe më parë se nëse ai dhe Iggy do të martoheshin, do dëshironte që ajo ta ulte pak ritmin e punës. Por tani miqtë e çiftit kanë raportuar se arsyeja e vërtetë e anulimit të koncerteve, turneut si dhe arsyeja se pse çifti u fejuan është se Iggy është shtatzënë”.

Sipas po të njëjtit burim, këngëtarja e hitit “Fancy” ka bërë që miqtë e saj të dyshojnë pasi ajo ka ndaluar së konsumuari alkool dhe shpesh herë ankohet se është e lodhur. Burimi gjithashtu ka shtuar: “Nick dëshiron një grua tradicionale, e cila gatuan dhe plotëson nevojat e familjes”.

Deri tani, Iggy nuk ka bërë asnjë deklaratë rreth këtyre thashethemeve që kanë nisur të qarkullojnë ditët e fundit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button