Ja si duken 1.5 milionë tullumbace të lëshuara në qiell (Foto)
Tullumbacet me ngjyra, aq shumë të preferuar nga fëmijët, janë prezent në pushime dhe festa të llojeve të ndryshme. Por kur bëhen mbetje, ata mund të jenë shumë të rrezikshëm për mjedisin.Pikërisht në lidhje me këtë çështje, në vitin 1986, në Cleveland të SHBA-së, u lëshuan në qiell 1.5 milionë tullumbace që do të shkaktonin jo pak probleme, kur ata u çanë dhe ranë në tokë.Projekti i quajtur “Balloonfest ’86”, u organizua nga “United Way”, një shoqatë joqeveritare, e cila kishte si qëllim që të thyente rekordin e lëshimit të tullumbaceve në masë, me rastin e 30 vjetorit të krijimit të Disneyland.Për këtë projekt kishin punuar me mijëra vullnetarë, të cilët kishin punuar ditë e natë. Pavarësisht kohës së keqe për përgatitjet, projekti u arrit që të realizohej mirë, të paktën për fotografin Tom Sheridan, i cili përjetësoi momentet.Fotografitë janë publikuar vetëm tani në portalin Cleveland.com, imazhet e të cilit tregojnë se si një projekt me qëllime të mira mund të kthehet në një ngjarje negative. Atë kohë, masa e tullumbaceve provokoi shumë polemika në publik.
Disa fluturime me avionë u anuluan për shkak të shikimit të dobët në ajër, një roje bregdetare nuk arriti që të ndërhynte në kohë për të shpëtuar dy peshkatarë dhe mbetjet e lëshuara në tokë ndotën mjedisin.