Ja si ka ndryshuar rruga pranë “Pallatit të Kongreseve”, Veliaj: Shumë shpejt hapim bulevardin
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka postuar disa foto në rrjetin social Facebook ku tregon se si është transformuar rruga pranë Pallatit të Kongreseve.
Veliaj thekson se kjo rrugë pothujese ka përfunduar dhe brenda pak ditësh do të hapet rruga për kalimin e makinave në bulevard.
“Jemi thuajse gati tek rruga e Pallatit të Kongreseve, punë ditësh çlirohet trafiku në bulevard! Shumë faleminderit për durimin”, shkruan Veliaj.





Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.