Kronika

Ja si u vra ish-polici me breshëri kallashnikovi mbrëmë në Tiranë

Eshte siguruar fotografinë e 26-vjeçarit Santiago Malko, i cili u ekzekutua mbrëmjen e kaluar me breshëri kallashnikovi. I riu u vra në rrugën “Xhanfize Keko”, në zonën e Xhamllikut, në Tiranë, pasi autorët e qëlluan me breshëri plumbash për disa metra.

Ish-polici ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij tip “BMW X5” drejt zonës së Freskut, kur një furgon me ngjyrë të bardhë i ka hapur zjarr me kallashnikov tek ish-fabrika e Porcelanit, duke e shoqëruar me breshëri plumbash për disa metra.

Në vendngjarje janë sekuestruar 9 gëzhoja, ndërsa breshëria e plumbave ka bërë që ish-polici Malko të humbasë kontrollin e mjetit dhe të përplaset me fillimisht me koshat e plehrave dhe më pas murin e një biznesi në anë të rrugës.

Ngjarja e tmerrshme është parë nga shumë qytetarë, të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Këta të fundit kanë mbërritur në vendngjarje, duke e gjetur të vdekur brenda mjetit të tij 26-vjeçarin Santiago Malko. Ndërkohë, dëshmitarët thanë se autorët e krimit janë larguar me dy automjete, njëri furgon tip “Vosklwagen”, me të cilin u hap zjarr ndaj ish-policit dhe që më vonë u gjet i djegur, dhe një mjet tjetër “A clas” ngjyrë gri. Malko kishte përfunduar kursin për Patrullë të Përgjithshme dhe ka qenë pjesë e kësaj strukture në Policinë e Tiranës vetëm për 3 muaj, më pas është tërhequr vetë nga Policia.

26 vjeçari ishte një emër i njohur për autoritetet. Ai në vitin 2016 ka qenë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit. Po në vitin 2016 rezulton se Santiago Malko ka pasur një përplasje me vëllezërit Edmond dhe Gentian Lashi.

Mësohet se përplasja mes tyre është bërë në lokalin e dy vëllezërve. Thuhet se Santiago Malko ka pasur lidhje shoqërore me Ervis Martinaj.

Policia ka përjashtuar nga pistat e hetimit konfliktin e ish-policit me vëllezërit Gentian e Edmond Lashi, në vitin 2016, pasi anëtarët e të dy familjeve i kishin dhënë besën njëri-tjetrit se do ta mbyllnin këtë ngjarje.

Për këtë arsye, pistat kryesore të hetimit janë përqendruar në fushën e biznesit të lojërave të fatit të viktimës, si dhe në faktin se ai ka qenë një ndër protagonistët e ngjarjes së 4 tetorit të vitit të kaluar në zonën e ish-Bllokut, ku u vra një person.

Santiago Malko ishte përjashtuar nga Policia e Shtetit në vitin 2014, për shkak të një problemi me lojërat e fatit. Ai kishte një biznes me lojëra fati, me të cilin kishte thyer ligjin. Deri në momentin e përjashtimit nga policia, ai ishte një person pa probleme me drejtësinë.

Por, pas përjashtimit, i riu ka nisur problemet me ligjin, me konfliktin në lokal me vëllezërit Lashi, ku pati tentativë edhe për përdorimin e armëve. Por ky konflikt ishte mbyllur me mirëkuptimin e të dyja familjeve, ndaj dhe është përjashtuar të jetë një ndër arsyet e vrasjes së 26-vjeçarit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button