🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.17 ▲0.74%
ARI 4,826 ▼1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,800 ▼ -4.57% ETH $2,190 ▼ -6.03% XRP $1.4686 ▼ -4.01% SOL $89.9400 ▼ -4.79%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.17 ▲0.74 % ARI 4,826 ▼1.43 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.17 ▲0.74 % ARI 4,826 ▼1.43 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Kosova

Jabllanoviq i quan politike hetimet që po zhvillohen ndaj tij

Pasi kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Shpresa Bakija, tregoi se ky institucion ka në punë një denoncim penal ndaj ish-ministrit Jabllanoviq, ky i fundit hetimeve ndaj tij u ka dhënë konotacion politik.

Sipas kryeprokurores Bakija, Jabllanoviq dyshohet për veprën penale të nxitjes së urrejtjes, përçarjes, ose mosdurimit kombëtar, racor apo fetar.

Ajo tregoi se Jabllanoviq nuk është paraqitur në prokurori të hënën, edhe pse i ishte dërguar ftesa në mënyrë të rregullt.

“Ky rast është në fazën hetimore. Të dyshuarit i është dërguar ftesa dhe ka pasur të paraqitet për marrje në pyetje më 11 të këtij muaji, mirëpo i njëjti nuk është paraqitur me arsyetimin se ndodhet në pushim”, ka thënë kryeprokurorja Bakija.

Hetimet që po zhvillohen ndaj tij, ish-ministri për Komunitete dhe Kthim i quajti politike.

“Unë besoj se kjo ka konotacion politik”, tha Jabllanoviq për KALLXO.com.

Shpresa Bakija bëri të ditur se Jabllanoviqit i është dërguar një ftesë tjetër për t’u marrë në pyetje më 22 maj.

Jabllanoviq tha se nuk e di nëse do të shkojë apo jo për marrje në pyetje në Prokurorinë e Gjakovës, pasi kjo sipas tij varet nga mundësitë që ia lejojnë obligimet e reja që i ka marrë.

Por kryeprokurorja Bakija u shpreh e vendosur për ta sjellë Jabllanoviqin në prokurori.

“Në rast se nuk do të paraqitet dhe ftesën e ka marrë në mënyrë të rregullt do të veprohet në bazë të dispozitave ligjore, të parapara me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, si me gjithë qytetarët tjerë të Kosovës”, tha Bakija.

Hetimet ndaj Jabllanoviqit lidhen me deklaratën e tij më 6 janar të këtij viti, teksa po vizitonte Manastirin e Zoçishtit në Rahovec për krishtlindjet ortodokse.

Atë ditë ish-ministri i quajti egërsira protestuesit në Gjakovë që penguan pelegrinët serbë të hyjnë në kishën ortodokse të këtij qyteti.

Kjo gjë shkaktoi protesta në fillim në Gjakovë, e pastaj edhe në qytetet tjera në të cilat u kërkua dorëheqja e Jabllanoviqit.

Ish-ministri tha se nuk ka bërë ndonjë gjë të keqe dhe nuk ndihet përgjegjës nëse familjarët në Gjakovë e kanë keqkuptuar. Ai edhe njëherë përsëriti se ka kërkuar falje ndaj familjeve.

Falje Jabllanoviq pati kërkuar më 19 janar, 13 ditë pas deklaratës së krishtlindjeve.

Më 23 janar në Prishtinë u mbajt protestë ku kërkesa kryesore ishte shkarkimi i Jabllanoviqit.

Më 3 shkurt kryeministri Isa Mustafa njoftoi se Jabllanoviq nuk është më ministër në kabinetin e tij.

Largimi i Jabllanoviqit nga Qeveria shkaktoi një bojkot prej dy muajve të deputetëve nga Lista Serbe, pjesë e të cilit subjekt është edhe Jabllanoviqi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.