roze
Jackman: Kisha harruar dialektin tim australian
Është një nga aktorët më të famshëm australianë, por Hugh Jackman-it i është dashur të praktikojë edhe një herë dialektin e vendit të tij të origjinës për filmin fanta-shkencë ‘Chappie’.
46-vjeçari zbuloi se iu desh të mësohej edhe një herë me dialektin e tij natyral pas shumë viteve në SHBA.
“Kam praktikuar dialektin e vendit tim për filmin ‘Chappie’. Kishte shumë fraza që më vunë në vështirësi”, tha aktori që është bërë i famshëm me interpretimin e Wolverine në sagën e filmave ‘X-Men’.
‘Chappie’ tregon historinë e një polici-robot të shkatërruar që riprogramohet që të ndjejë dhe të mendojë në mënyrë të pavarur.
Filmi ka regjinë dhe skenarin e Neill Blomkamp, i njohur për filma si ‘District 9’ dhe ‘Elysium’.