Kosova

Jahjaga: Largimi i qytetarëve nga vendi, shqetësues

Shkalla e pamjaftueshme e rritjes ekonomike, papunësia dhe mungesa e efektivitetit qeverisës po çojnë në një ambient që e stimulon pasigurinë dhe e rritë ndikimin e grupeve kriminale dhe ekstremiste. Rrjedhimisht, numri i të rinjve që përfshihen në aktivitete kriminale ose bëhen pre e rekrutimeve për “luftëra të shenjta” jashtë vendit është shqetësues, ndërsa edhe më shqetësuese është dukuria e migrimit ilegal të qytetarëve tanë, që javëve të fundit duket se ka marrë hov.

jahjaga-largimi-i-qytetar-euml-ve-nga-vendi-shqet-euml-sues_hdPresidentja e vendit, Atifete Jahjaga këto komente i bëri të hënën në 15 vjetorin e themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Një shoqëri e lirë dhe demokratike, e bazuar në kushte të tregut dhe konkurrencës së lirë, nuk mund të ekzistojë e shkëputur nga ligji. Këtu barra e përgjegjësisë bie para së gjithash mbi institucionet politike dhe ekonomike të cilat duhet të bëjnë punën e tyre, të krijojnë mekanizma nxitës e mbështetës për ekonominë, e para së gjithash të kujdesen për zbatimin e ligjit dhe krijimin e parakushteve për zhvillim gjithëpërfshirës ekonomik”, tha presidentja, duke shtuar se politika duhet të jetë lehtësuese e zhvillimit dhe jo pengesë e tij.

Ajo më tej shtoi se veprimet e papërgjegjshme, që shkaktojnë kriza të panevojshme politike, duhen mënjanuar sepse ato dëmtojnë legjitimitetin e institucioneve, perspektiven ekonomike dhe të ardhmen e qytetarëve tanë.

“Kriza të tilla politike, të shoqëruara me efektet e krizës ekonomike, shumë shpejt shndërrohen në krizë të besimit, e cila është po aq me pasoja. Qeverisja joefektive e shpërfaqur përmes deficiteve në sundimin e ligjit dhe mungesës së vizionit për një zhvillim të mirëfilltë ekonomik, është faktor që po ndikon në besimin e qytetarëve në institucionet e vendit. Shkalla e pamjaftueshme e rritjes ekonomike, papunësia dhe mungesa e efektivitetit qeverisës po çojnë në një ambient që e stimulon pasigurinë dhe e rritë ndikimin e grupeve kriminale dhe ekstremiste. Rrjedhimisht, numri i të rinjve që përfshihen në aktivitete kriminale ose bëhen pre e rekrutimeve për ‘luftëra të shenjta’ jashtë vendit është shqetësues”, është shprehur presidentja e vendit.

Ajo tha se edhe më shqetësuese është dukuria e migrimit ilegal të qytetarëve tanë, që javëve të fundit duket se ka marrë hov.

“Kjo na rikujton se ne duhet të përkujdesemi më fuqishëm për politikat tona ekonomike, për sundimin e ligjit, për legjitimitetin shtetëror e për të ardhmen e qytetarëve tanë”, u shpreh Jahjaga.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button