☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,764 ▲2.22%
DOW 47,756 ▲2.51%
NASDAQ 22,566 ▲2.49%
NAFTA 95.50 ▼15.45%
ARI 4,727 ▲0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,241 ▲ +4.11% ETH $2,205 ▲ +5.71% XRP $1.3500 ▲ +3.55% SOL $83.0200 ▲ +3.68%
S&P 500 6,764 ▲2.22 % DOW 47,756 ▲2.51 % NASDAQ 22,566 ▲2.49 % NAFTA 95.50 ▼15.45 % ARI 4,727 ▲0.9 % S&P 500 6,764 ▲2.22 % DOW 47,756 ▲2.51 % NASDAQ 22,566 ▲2.49 % NAFTA 95.50 ▼15.45 % ARI 4,727 ▲0.9 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kosova

Jahjaga-Llalla, rritje e bashkëpunimit mes institucioneve të drejtësisë të të dy vendeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti në takim Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla. Në takim ishte i pranishëm edhe Kryeprokurori i Shtetit të Republikës së Kosovës, Aleksandër Lumezi.

Jahjaga me Llallën bisedoi për thellimin e bashkëpunimit midis institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe atyre në Republikën e Shqipërisë.

Me këtë rast ajo theksoi rëndësinë e përmbylljes me sukses të reformave në sistemin e drejtësisë si dhe shkëmbimit të përvojave më të mira ndërmjet institucioneve të drejtësisë të të dyjave vendeve në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, si dhe trafiqeve të paligjshme.

Presidentja Jahjaga nënvizoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh edhe në përballje me sfidat globale siç është luftimi i terrorizmit dhe ekstremizmit radikal.

Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla e vlerësoi shumë të mirë bashkëpunimin midis Prokurorisë së Përgjithshëm të Shqipërisë dhe Prokurorisë së Shtetit të Kosovës dhe shprehu vullnetin për ta thelluar edhe më tej këtë bashkëpunim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.