Kosova

Jahjaga merr pjesë në Samitin e Liderëve të Biznesit në Slloveni

Në Portorozh, Slloveni sot fillon Samiti i Liderëve të Biznesit për fuqizimin e marrdhënieve ekonomike të vendeve të rajonit, ku krahas presidentëve nga rajoni, biznesmenëve dhe sipërmarrësve, merr pjesë edhe presidentja Atifete Jahjaga.

Në samitin e sivjetshëm, i katërti me radhë, do të debatohet për rolin e kryeqyteteve në rajon, me qëllim për një zhvillim të përmbajtur në bashkëpunim me institucionet shtetërore, sektorin e biznesit dhe Bashkimin Evropian.
Krahas presidentes Jahjaga të pranishëm do të jenë edhe presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar – Kitariç, presidenti i Malit të Zi Filip Vujatoviç, kryesuesi me Presidencën e Bosnjë e Hercegovën Mlladen Ivaniç dhe ministri serb i Ekonomisë, Zheljko Sertiç.

Samiti i parë i tillë u organizua në vitin 2011 në Serbi, ndërsa dy vjet më vonë u mbajt në Malin e Zi. Vitin e kaluar samiti u mbajt në Kroaci. Patronazhi i samitit të sivjetshëm është presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button