☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 91.30 ▼7.05%
ARI 4,397 ▼3.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,297 ▲ +2.89% ETH $2,142 ▲ +3.41% XRP $1.4139 ▲ +1.53% SOL $89.2100 ▲ +2.45%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 91.30 ▼7.05 % ARI 4,397 ▼3.89 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 91.30 ▼7.05 % ARI 4,397 ▼3.89 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Jahjaga në Bruksel takon Mogherinin, flasin për bisedimet Kosovë-Serbi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga është pritur në Bruksel në selinë e Bashkimit Evropian nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini për të diskutuar zhvillimet në Kosovë dhe përpjekjet e Republikës së Kosovës për t’i thelluar reformat politike dhe ekonomike në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.

Presidentja Jahjaga ka falënderuar Mogherini për mbështetjen, angazhimin e saj dhe të Bashkimit Evropian për forcimin e perspektivës evropiane të Kosovës me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila tashmë ka hyrë në fuqi.

Presidentja Jahjaga e theksoi nevojën që perspektiva e integrimit evropian të forcohet edhe më tutje me Republikën e Kosovës dhe shtetet e tjera të rajonit si agjendë e cila siguron thellimin e reformave të brendshme në secilin vend dhe nxitë përmirësimin e marrëdhënieve për fqinjësi të mirë.

Presidentja Jahjaga theksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për vazhdimin e procesit të dialogut me Republikën e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, si rrugë e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme në rajon dhe për të përshpejtuar integrimet euroatlantike të të dyja vendeve.

Jahjaga theksoi nevojën që ky proces i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përqendrohet në implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel duke kushtëzuar përparimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut me përparimin në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.