☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,349 ▼0.3%
DOW 45,290 ▲0.27%
NASDAQ 20,805 ▼0.69%
NAFTA 103.10 ▲3.47%
ARI 4,544 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,720 ▲ +0.36%
S&P 500 6,349 ▼0.3 % DOW 45,290 ▲0.27 % NASDAQ 20,805 ▼0.69 % NAFTA 103.10 ▲3.47 % ARI 4,544 ▲0.44 % S&P 500 6,349 ▼0.3 % DOW 45,290 ▲0.27 % NASDAQ 20,805 ▼0.69 % NAFTA 103.10 ▲3.47 % ARI 4,544 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kosova

Jahjaga shtron iftar për BIK-un e Zhbogarin

Përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovë, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, e të tjerë kanë qenë të ftuar të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në iftarin që ka shtruar e para vendin të mërkurën.

iftar

Jahjaga ka thënë se kjo natë i ka bërë bashkë për të shprehur respektin për komunitetin mysliman në Kosovë dhe për të festuar njëkohësisht vlerat e shoqërisë e të traditës së pasur fetare e kulturore në Kosovë.

“Në Kosovë harmonia ndërmjet religjioneve është ndërtuar me shekuj dhe kjo harmoni na ka shërbyer si urë lidhëse ndërmjet njerëzve. Sonte kjo darkë e Iftarit e muajit të shenjtë të Ramazanit, të fesë islame që predikon paqen dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve, na bën së bashku të gjithëve për t’i shtrirë dorën e solidaritetit dhe të bashkëpunimit njëri tjetrit dhe për të reflektuar”, ka thënë Jahjaga në fjalën e saj, transmeton koha.net, teksa ka falënderuar për praninë e tyre mysafirët e saj.

“Ashtu siç do të duhej të ishim bashkë edhe në të përditshmen tonë, duke lënë mënjanë për pak çaste dallimet politike, për të ndërtuar një vend të mundësive të mëdha me një të ardhme më të mirë për të gjithë pa dallim, ku mirëkuptimi do të heq barrierat dhe ku bazamenti i shoqërisë sonë është liria – edhe ajo fetare”, ka thënë më tej presidentja Jahjaga.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.