☁️
Tiranë 10°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 100.54 ▲2.35%
ARI 4,217 ▼7.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $67,937 ▼ -1.77% ETH $2,037 ▼ -3.5% XRP $1.3690 ▼ -3.03% SOL $85.5500 ▼ -3.07%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 100.54 ▲2.35 % ARI 4,217 ▼7.82 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 100.54 ▲2.35 % ARI 4,217 ▼7.82 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Jahjaga takon në SHBA ndihmës sekretaren Nuland

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, takoi në Uashington ndihmës Sekretaren amerikane të shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Victoria Nuland, me të cilën diskutoi për gjendjen politike në Kosovë dhe situatën e përgjithshme në rajon.

Presidentja Jahjaga e njoftoi Nuland për përpjekjet e saj për të ndërmjetësuar dialogun mes pozitës dhe opozitës në Kosovë dhe për të ofruar zgjidhje institucionale që do të ndihmonin në tejkalimin e situatës politike të krijuar në vend.

Jahjaga po ashtu diskutoi për procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë për ekstremizmin e dhunshëm dhe kontributin e Kosovës për t’u përballur me këtë fenomen.

Presidentja Jahjaga theksoi nevojën e përgjithshme për një angazhim më të madh evropian dhe amerikan që do t’i ndihmonte shtetet e rajonit të konsolidojnë demokracitë e tyre dhe të forcojnë sundimin e rendit dhe ligjit në kuadër të integrimeve evropiane.

Presidentja Jahjaga gjithashtu njoftoi Ndihmës Sekretaren Nuland për përmbushjen e obligimeve për themelimin e Gjykatës Speciale nga institucionet e Kosovës dhe përkushtimin e Kosovës që t’i respektojë obligimet ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.