Jahjaga uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit
Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka uruar qytetarët e vendit me rastin e festës së Kurban Bajramit.
“Uroj që në shtëpitë tona të mbizotërojë dashuria, paqja, dhe harmonia. Në këtë Kurban Bajram, uroj që të bëhëmi më solidarë me ata në nevojë dhe më tolerantë ndaj atyre që janë ndryshe. Le t’i kultivojmë këto vlera të shoqërisë sonë për një të ardhme të përbashkët më të mirë. Shpresoj që Zoti të dëgjojë lutjet tona dhe të na ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërnjerëzore në tokë”, thuhet në urim.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.