Jaka: Sipërmarrësit të solidarizohen për zonat e përmbytura në jug
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë i bëri të premten një thirrje të hapur të gjithë sipërmarrësve të bëhen pjesë e ndihmës për banorët e zonave të përmbytura në jug të vendit.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka së bashku me një grup biznesmenësh në konferencën e sotme për shtyp deklaruan solidaritetin e tyre në ndihma qoftë në vlerë monetare, qoftë në ndihma ushqimore për banorët e këtyre zonave.
Në koordinim me shtabin e emergjencave dhe qeverinë shqiptare, sipërmarrësit kanë vendosur një fond të të ardhurave të tyre për të qenë pjesë e kontributit dhe ndihmës për këto zona.
Pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është ngritur grupi i punës që do të bëjë kordinimin e ndihmave të sipërmarrësve dhe do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me Shtabin e Emergjencave Civile dhe Qeverinë Shqiptare në mënyrë që të adresojnë biznesin për ndihmat që ata afrojnë.
Kompanitë e para që janë bërë pjesë e kësaj ndihme ne vlerë monetare apo të tjera janë:
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë- Nikolin Jaka
Eurosig – Kadri Morina
Yldon Media Group- Ylli Ndroqi
Megatek –Dionis Teqja
Vodafone Albania- Dietlof Ziegfried Mare
Millo Kolor- Aleks Millo
Lajthiza- Hajri Elezi
Ardeno- Tonin Alia
Coffe Club Lavazza- Andrea Zaja