Janar-prill: Sigurimi i detyrueshëm motorik, rritet me 31 %
Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar – prill 2015 arritën mbi 2,384 milionë lekë, ose 31.01% më shumë se në periudhën janar – prill 2014.
Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, AMF, produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar – prill 2015, pati një rritje prej 35.45% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me rritje të numrit të kontratave prej 8.62% krahasuar me periudhën janar – prill 2014.
Produkti “sigurim kufitar” në periudhën janar – prill 2015 pati një ulje prej 21.72% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 26.62% krahasuar me periudhën janar – prill 2014.
Produkti karton jeshil, në periudhën janar – prill 2015, pati një rritje me 27.00% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar – prill 2014. Po kështu edhe numri i kontratave u rrit me 22.54%.