Maqedonia

Janeva avancon në hetimin edhe krahas bashkëpunimit të vështirë me subjektet

Bashkëpunimi me subjektet deri tek të cilat drejtohet Prokuroria speciale është i vështirësuar, por edhe krahas gjendjes së këtillë, procedura para- hetimore lidhur me lëndët është në vijim e sipër dhe ka avancim të vogël, njoftuan sot nga kabineti i prokurores speciale, Katica Janeva.

“Kohën e fundit interes i veçantë është treguar lidhur me veprimin tonë në suazat e materialeve të kërkuara nga LSDM. Sërish do të themi se presim materialet të dorëzohen deri tek ne dhe të gjithë subjektet në mënyrë aktive të bashkëpunojnë me prokurorinë publike. Përsëritim se bashkëpunimi me subjektet ku ne drejtohemi është i vështirësuar. Por, krahas kësaj vështirësie, Ju njoftojnë se në vijim e sipër janë procedurat para- hetimore lidhur me lëndët për të cilat është vendosur kompetencë dhe ka progres të caktuar, por për momentin nuk kemi mundësi të njoftojmë për detaje, për shkak se kjo është në interes të hetimit” thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Prej atje apelojnë “për të gjithë subjektet që të përmbahen nga etiketimi i kësaj prokurorie publike dhe vendosjen e saj në funksion të realizimit të politikave të ndryshme dhe qëllime tjera sepse për momentin më e rëndësishme është zbatimi i hetimeve të pavarura dhe profesionale ku deri në fund do të respektohen parimet e privatësisë në procedurën para- hetimore”.

Nga kabineti i Janevës gjithashtu njoftojnë se në vijim e sipër është procedura për marrjen e çertifikatave të sigurisë për prokurorët publik ndërsa një pjese të tyre tanimë u janë ndarë certifikatat e punës me informacione të klasifikuara me shkalë të klasifikimit “sekret shtetëror”.

Në ndërkohë, thonë nga Prokuroria speciale, janë zbatuar edhe procedura tenderi dhe në vijim e sipër është realizimi i punëve ndërtimore për adaptimin e hapësirave ku duhet të akomodohet kjo prokurori.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button