☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 109.96 ▼1.42%
ARI 4,690 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,125 ▲ +3.46% ETH $2,136 ▲ +4.84% XRP $1.3445 ▲ +3.59% SOL $81.8200 ▲ +2.79%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.96 ▼1.42 % ARI 4,690 ▲0.22 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.96 ▼1.42 % ARI 4,690 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Japoni, ndëshkim ekstrem me braktisje në pyll për 7-vjeçarin

Rreth 75 ushtarë japonezë i janë bashkuar kërkimeve për djalin 7-vjeçar, që është zhdukur prej 5 ditësh pasi prindërit e braktisën në një pyll, si formë ndëshkimi.

Veç ushtarëve, rreth 200 policë dhe vullnetarë janë angazhuar në kërkimet për Jamato Tanokën, i cili u zhduk të shtunën në një zonë malore në afërsi të qytetit Hakodate.

Në fillim, prindërit e tij thanë se ai u zhduk ndërsa ata po shëtisnin në pyll, por më pas pranuan se e kishin lënë vetëm në rrugë, në mënyrë që ta ndëshkonin pasi ishte sjellë keq.

Prindërit e djaloshit të vogël thanë se, pasi e lanë vetëm u larguan rreth 500 metra dhe, kur u kthyen disa minuta më vonë, ai ishte zhdukur.

Zona në fjalë është shumë e izoluar dhe njihet për popullimin e madh të arinjve që jetojnë aty. Banorët lokalë thonë se, shumë rrallë kalojnë përmes pyjeve, pasi nuk ka ndriçim dhe ka shumë kafshë të egra.

Kërkimet për 7-vjeçarin kanë tërhequr vëmendjen e të gjithë Japonisë, ndërsa shumë njerëz kanë kritikuar ashpër përmes rrjeteve sociale prindërit e tij që e braktisën në mes të pyllit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.