☁️
Tiranë 21°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.52 ▲1.36%
ARI 4,819 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,969 ▼ -0.8% ETH $2,315 ▼ -2.91% XRP $1.3537 ▼ -1.29% SOL $83.1200 ▼ -3.62%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.52 ▲1.36 % ARI 4,819 ▼0.64 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.52 ▲1.36 % ARI 4,819 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Bota

Japonia dhe SHBA-ja bien darkort për hapa të mëtejshme kundër Koresë së Veriut

Kryeministri japonez, Shinzo Abe dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump  ranë dakord  gjatë një bisede telefonike se të dy vendet duhet të ndërmarrin hapa të mëtejshme për të trajtuar kërcënimet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut pas nisjes së dytë të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM) të Phenianit.

Koreja e Veriut lëshoi raketën e dytë balistike ndërkontinentale të premten në mbrëmje , ndërkohë që ekspertët kanë paralajmëruar se qytetet amerikane janë tani brenda rrezes së raketave të Phenianit.

“Ne kemi bërë përpjekje të  herëpashershme për të zgjidhur çështjen e Koresë së Veriut në mënyrë paqësore, duke negociuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me komunitetin ndërkombëtar, por Koreja e Veriut i ka shpërfillur të gjitha këto përpjekje duke përshkallëzuar më tej situatën e tensionuar”, tha kryeministri Abe.

“Kina, Rusia dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar duhet ta marrin seriozisht çështjen e Koresë së Veriut dhe të rrisin presionin ndaj saj”, shtoi ai.

Zëvendësshefi i kabinetit qeveritar, Koichi Hagiuda tha se Abe dhe Trump ranë dakord mbi rëndësinë e marrëdhënieve konstruktive ndërmjet Rusisë dhe Kinës për stabilitetin dhe sigurinë ndërkombëtare, për të ushtruar presion ndaj Phenianit që të heqë dorë nga programet e tij bërthamore dhe raketore.

Sipas kryeministrit Abe, Trump ka premtuar se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur Japoninë.

“Nën kohezionin e fortë midis Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara, ne do të ndërmarrim veprime konkrete për të rritur aftësitë tona të mbrojtjes dhe sigurisë së qytetarëve ndaj kërcënimeve të vazhdueshme të Koresë së Veriut”, njoftoi Abe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.