JCR Euroasia mban të pandryshuar vlerësimin për Shqipërinë në BB+
Agjencia e vlerësimit të riskut, “JCR Euroasia Rating”, mbajti të pandryshuar vlerësimin për borxhin e Shqipërisë në BB+ duke e shoqëruar atë me një vlerësim pozitiv për perspektivën.
Ne nje publikim te revistes ekonomike “Monitor” citohet se JRC vlerëson se, perspektiva makroekonomike të Shqipërisë shihet me një rritje pozitive e ndikuar me se shumti nga integrimi në BE-në i vendit dhe marrëdhëniet e bashkëpunimit të ngushtë me FMN-në dhe Bankën Botërore.
Por JRC vë në dukje gjithashtu se, Shqipëria paraqet nevoja të ngutshme për reforma të mëtejshme strukturore, si investimet në infrastrukturë dhe integrimi i ekonomisë informale në sferën ligjore të ekonomisë shihen si thelbësore për mbajtjen gjallë të rritjes ekonomike.
Procesi i vazhdueshëm i anëtarësimit me BE-në dhe vijimësia e bashkëpunimit me FMN do të shërbejnë si dy spiranca politike dhe financiare, citon njoftimi.
JRC vlerëson se, angazhimi i Shqipërisë për konsolidimin fiskal dhe politika akomoduese monetare të Bankës së Shqipërisë (BSH) japin sinjale se ekonomia po ecën në rrugën e duhur te zhvillimit.