☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,729 ▲0.08%
DOW 52,439 ▲0.12%
NASDAQ 26,472 ▼0.02%
NAFTA 101.90 ▲2%
ARI 4,064 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,700 ▲ +0.96% ETH $2,335 ▲ +0.73% XRP $1.3185 ▲ +0.78% SOL $101.0200 ▲ +1.05%
S&P 500 7,729 ▲0.08 % DOW 52,439 ▲0.12 % NASDAQ 26,472 ▼0.02 % NAFTA 101.90 ▲2 % ARI 4,064 ▼0.26 % S&P 500 7,729 ▲0.08 % DOW 52,439 ▲0.12 % NASDAQ 26,472 ▼0.02 % NAFTA 101.90 ▲2 % ARI 4,064 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Bota

JEMEN – 14 të vrarë nga sulmet ajrore saudite

SANA’A, 28 tetor /ATSH-AFP/- Të paktën 14 persona janë vrarë në Jemen nga sulmet ajrore që dyshohen se janë kryer nga Arabia Saudite, raportoi sot një medie e lidhur me rebelët Houthi, të mbështetur nga Irani.

Sulmet vijnë në një kohë kur përplasjet mes dy palëve po intensifikohen.

Sipas televizionit “Almasirah”, sulmet goditën, mes të tjerash, një pikë karburanti dhe një treg në provincën Al-Xhaf, në veriperëndim të Jemenit, pranë kufirit me Arabinë Saudite.

Sulmet ndodhën një ditë pasi rebelët Houthi goditën objektiva në Arabinë Saudite, duke shënjestruar rafinerinë më të madhe të vendit dhe Ministrinë e Mbrojtjes në Riad.

Luftëtarët Houthi u bënë thirrje dje njerëzve të evakuonin menjëherë aeroportin e Adenit, në jug të Jemenit, ku ndodhet selia e qeverisë së mbështetur nga Arabia Saudite.

“Forcat tona të armatosura u bëjnë thirrje personave të pranishëm në aeroportin e Adenit të largohen menjëherë nga zona, për shkak të pranisë së një avioni transportues ushtarak të armikut saudit, që transporton armë të destinuara për të vrarë popullin jemenas”, shkroi në rrjetin social X zëdhënësi ushtarak i lëvizjes, Jahja Sari.

Sipas një burimi të policisë përpara kësaj thirrjeje, një raketë e lëshuar nga rebelët Houthi kishte rënë brenda perimetrit të aeroportit. Burimi shtoi se në atë moment në aeroport ndodhej edhe një avion ushtarak saudit, por ai nuk u godit dhe u ngrit në fluturim pak më vonë.

Rifillimi i luftimeve në Jemen në muajin korrik, pas katër vitesh qetësie relative, ka hapur një front të ri në konfliktin më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Që nga fillimi i tetorit, rebelët Houthi kanë goditur pothuajse çdo ditë Arabinë Saudite, e cila është kundërpërgjigjur me bombardime ndaj pozicioneve të rebelëve në territorin jemenas.

Përballë ofensivës së Huthive, Riadi është përpjekur të sigurojë mbështetje ndërkombëtare, por deri më tani aleati i tij amerikan nuk i është përgjigjur kësaj kërkese. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.