Jennifer Garner thyhen heshtjen
Jennifer Garner ka thyer heshtjen për divorcin e saj me Ben Affleck, dhe dadon për të cilën ish bashkëshorti i saj është akuzuar.
Në edicionin e marsit të Vanity Fair, aktorja 43-vjeçare flet për herë të parë për Christine Ouzounian, 28 vjeç, për të cilën thotë se nuk ka qënë shkaktarja e fundit të martesës së tyre 10-vjeçare.
“Ne ishim ndarë muaj më parë se të dëgjoja për dadon. Ajo nuk ka lidhje me vendimin tonë për divorc. Nuk ka qënë pjesë e ekuacionit. Gjykim i gabuar? Po”, ka thënë aktorja.
Historia e dados doli në korrik dhe në atë kohë Ben Affleck e quajti lajmin ‘plehrë’.
Garner rrëfen se pjesa më e vështirë e historisë ka qënë të flisje me fëmijët e saj për këtë çështje. “Nuk është mirë për fëmijët tuaj që dadoja të zhduket papritur nga jeta e tyre. Më duhet të bëja një bisedë me ta, lidhur me atë që u quajt ‘skandal’”, rrëfen Jennifer.
Dy aktorët e famshmë të Hollivudit kanë tre fëmijë, Violet, 10 vjeç, Seraphina, 7 vjeç dhe Samuel 3 vjeç.