roze

Jennifer Lopez dhe Marc Anthony ribashkohen

Jennifer Lopez dhe Marc Anthony i dhanë fund martesës së tyre disa vite më parë, por kjo gjë nuk i pengon aspak që të kenë një marrëdhënie miqësore me njëri-tjetrin.

Disa ditë më parë u publikua lajmi se Jennifer dhe Marc do të bashkëpunojnë në materiale të reja muzikore dhe madje kanë nisur edhe xhirimet e klipit që pritet të vijë shumë shpejt për të gjithë fansat.

Jennifer duket se po argëtohet pa masë në skenat e këtij projekti, pasi ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video me filtrat e “Snapchat” së bashku me Marc Anthony në krah.

Këngëtari dhe kompania Sony Music Latin do të punojnë së bashku për albumin e ri të Jennifer Lopez, i cili do të jetë tërësisht në gjuhën spanjolli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button