Jennifer Lopez pendohet për dokumentarin me Ben Affleck: “Nuk kisha kontroll mbi të”

Këngëtarja dhe aktorja Jennifer Lopez ka folur hapur për zhgënjimin e saj lidhur me dokumentarin që tregonte historinë e dashurisë me ish-bashkëshortin Ben Affleck. Në një intervistë të fundit, ajo pranoi se kishte lejuar persona të tjerë të merrnin kontrollin krijues të projektit, një vendim për të cilin sot shprehet se është penduar.
Bëhet fjalë për dokumentarin The Greatest Love Story Never Told, i publikuar në vitin 2024, i cili shoqëroi albumin e sajThis Is Me… Now dhe filmin muzikor me të njëjtin titull.
Gjatë një interviste në podcastin e “The New York Times”, Lopez shpjegoi se kishte pasur kontroll të plotë mbi muzikën dhe filmin muzikor, por jo mbi dokumentarin.
“Unë kisha kontroll të plotë krijues mbi muzikën, të cilën e realizova fillimisht. Më pas vendosa të bëja edhe një film të vogël muzikor. Për këto projekte kisha kontroll të plotë, por për dokumentarin tjetër nuk isha unë që vendosja”, u shprehajo.
Sipas Jennifer Lopez, lejimi i të tjerëve për të drejtuar dokumentarin bëri që vëmendja të largohej nga projekti muzikor, i cili kishte qenë prioriteti i saj kryesor.
“Lejova dikë tjetër të kishte kontrollin. Duke e parë tani, ndoshta nuk ishte vendimi i duhur për mua, sepse mendoj se dokumentari e la në hije projektin muzikor. Dhe kjo ishte zhgënjyese për mua”, tha këngëtarja.
Edhe pse Jennifer nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e ish-bashkëshortit, dokumentari u realizua nga kompania e tij eproduksionit, Artists Equity, dhe mediat amerikane kanë raportuar se aktori kishte pasur një ndikim të madh në mënyrën se si u ndërtua historia.
Sipas burimeve të cituara nga revista “People” në vitin 2024, Affleck kishte qenë një nga personat që kishte shtyrë përpara realizimin e dokumentarit dhe kishte ndikuar në mënyrën se si do të paraqitej marrëdhënia e tyre para publikut.
Dokumentari u publikua në një periudhë kur çifti po shijonte rikthimin e romancës, por vetëm disa muaj më vonë, në gusht të vitit 2024, Jennifer Lopez paraqiti kërkesën për divorc.
Pavarësisht zhgënjimit të saj, këngëtarja tregoi se së fundmi e kishte rishikuar dokumentarin së bashku me një mikeshë dhe kishte kuptuar më shumë për rrugëtimin e saj personal.
Ajo pranoi se sot ndihet krenare për atë që kishte realizuar, pasi dokumentari pasqyronte një periudhë të rëndësishme tëj etës së saj, të cilën në atë kohë nuk arrinte ta kuptonte plotësisht.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.