roze

Jim Carrey paditet për vdekjen e ish të dashurës

Aktori dhe komediani i famshëm amerikan, Jim Carrey është vendosur në qendër të vëmendjes në Shtetet e Bashkuara, këtë herë jo për rolet e tij në ekran apo skenë, por për një padi të ngritur kundër tij për vdekjen e ish të dashurës.

Carrey është paditur nga ish-bashkëshorti i Cathriona Ëhite, e cila gjeti vdekjen vitin e kaluar nga një mbidozë narkotike.

Në gjykatë është ngritur një padi ndaj komedianit, që akuzohet nga ish-bashkëshorti i Cathriona-s, Mark Burton se ka siguruar drogën për të përmes emrit të rremë Arthur King.

Carrey mohon akuzat.

“Nuk do të toleroj këtë përpjekje të pashpirt që synon të më denigrojë mua dhe gruan që dashuroja. Shpresoj që një ditë njerëzit të ndalin përpjekjet për të përfituar para nga kjo histori dhe ta lënë atë të pushojë e qetë”, u shpreh ai.

Vdekja e 28-vjeçares Cathriona Ëhite, me origjinë irlandeze është regjistruar në autoritetet amerikane si vetëvrasje. Carrey, 54 vjeç u nda me të shtatorin e kaluar dhe pak ditë pas kësaj, 28-vjeçarja u gjet e vdekur nga një mbidozë lëndësh narkotike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button